4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

SHBA-ja dërgon përforcime të reja në bazat e saj në Siri

Më të lexuarat

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka siguruar nga burimet lokale, mësohet se përforcimet e forcave të SHBA-së, kanë hyrë dje në Al-Hasakah nga pika kufitare Al-Waleed mes Irakut dhe Sirisë

Ushtria e SHBA-së ka dërguar autokolona të përforcimit ushtarak dhe logjistik të përbërë nga rreth 70 automjete për pikat dhe bazat e saj ushtarake që ndodhen nën qytetin Al-Hasakah, nën pushtimin e organizatës terroriste PKK/YPG në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka siguruar nga burimet lokale, mësohet se përforcimet e forcave të SHBA-së, kanë hyrë dje në Al-Hasakah nga pika kufitare Al-Waleed mes Irakut dhe Sirisë.

Autokolonat e përbëra nga rreth 70 automjete që mbërritën në pikat dhe bazat e forcave amerikane në vendbanimet Al-Shaddadi që ndodhet nën pushtimin e organizatës terroriste PKK/YPG në periferi të Al-Hasakah, u shoqëruan nga ajri me helikopterë.

Në autokolonë ishin të përfshirë 3 automjete të blinduara, 2 automjete për pastrimin e minave, municione të shumta dhe automjete të llojit “pick up” të ngarkuara në kamionë me armatura betoni.

Ushtria e SHBA-së edhe në datat 6, 8 dhe 22 janar ka dërguar përforcime në bazat dhe pikat e saj në vendbanimet Rumeylan, Al-Shaddadi dhe Tal Baydar që ndodhen nën pushtimin e organizatës terroriste PKK/YPG në periferi të Al-Hasakah.

Prania e SHBA-së në Siri

Me fillimin e operacionit “Burimi i Paqes” në tetor 2019, SHBA-ja evakuoi disa nga bazat e saj në zonën e operacionit dhe i dha përparësi vendosjes në zonat përreth fushave të naftës.

Forcat e SHBA-së të cilat vazhdojnë mbështetjen e tyre për organizatën terroriste PKK/YPG, aktualisht në Siri tregojnë prani me një numër të madh të pikave dhe bazave ushtarake në rajonet nën pushtimin e organizatës në Al-Hasakah, Rakka dhe Deir Ez-Zor.

Washingtoni dërgon vazhdimisht përforcime për bazat dhe pikat e saj ushtarake që ndodhen në fushat e naftës, nën pushtimin e terroristëve të PKK/YPG-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit