12.9 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

SHBA, Gjykata e Apelit konfirmoi pezullimin e ndalesës së Trumpit

Më të lexuarat

Gjykata federale e Apelit të enjten refuzoi të kthejë në fuqi vendimin e presidentit Donald Trump mbi ndalesën e hyrjes së banorëve të shtatë vendeve me shumicë muslimane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi i administratës së presidentit të ri është hedhur njëzëshëm duke sjellë në pikëpyetje motivet e tij dhe me konstatimin “vështirë se do t’i mbijetojë sfidave juridike”.

Tre gjykatës të Gjykatës së Apelit në San Francisco thanë se ndalesa e cila ka të bëjë me muslimanët ka sjellë “akuza serioze” dhe paraqet “çështje të rëndësishme kushtetuese”. Gjyqtarët u pajtuan se gjykatat duhej të merrnin në konsideratë deklaratat e Trumpit dhe këshilltarëve të tij për atë pse duan të sjellin ndalesë të tillë.

Disa momente pas aktvendimit ka reaguar edhe Trump përmes rrjetit social Twitter duke shkruar: “Shihemi në gjykatë: Në pyetje është siguria e kombit tonë”.

Paneli i gjykatësve refuzoi të bllokojë vendimin paraprak të gjykatës më të ulët që pezulloi ndalesën dhe lejoi që shtetasit nga shtatë vendet të hyjnë në SHBA.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit