19.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

SHBA dënon sulmet ndaj KFOR-it, kërkon shtensionim të menjëhershëm të situatës

Më të lexuarat


Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken u bëri thirrje të martën të gjitha palëve të punojnë për të ulur tensionet në veri të vendit

Blinken në një postim në Twitter shkruan se SHBA dënon fuqishëm sulmet e djeshme ndaj paqeruajtësve të KFOR-it.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë fuqishëm sulmet e djeshme ndaj paqeruajtësve të KFOR-it, dhe u kërkon palëve të marrin hapa të menjëhershëm për të shtensionuar gjendjen dhe t’i ripërkushtohen bisedimeve të udhëhequra nga BE-ja për normalizim”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërkaq, në deklaratën e tij të zgjeruara, Blinken thekson se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale përshkallëzoi tensionet në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme, raporton Telegrafi.

Sekretari amerikan ka një thirrje për Qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë.

“Kryeministri Kurti dhe qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga lokacione alternative jashtë ndërtesave komunale dhe të tërheqin forcat policore nga afërsia.

Presidenti Vuçiq dhe Qeveria e Serbisë duhet të ulin statusin e sigurisë së Forcave të Armatosura Serbe dhe t’u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të ndalojnë sfidat ndaj KFOR-it dhe të përmbahen nga dhuna e mëtejshme”, thuhet më tej.

Sekretari amerikan i shtetit thekson se si Kosova ashtu edhe Serbia duhet menjëherë të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit