10.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Shamia është prej bazave të Islamit

Më të lexuarat

14 Tetor 2011

Shkruan: Dr. Shefqet Krasniqi

 

“A janë të barabartë ata që janë me besim dhe ata që nuk kanë besim, drita dhe terri, nata dhe dita, i gjalli dhe i vdekuri?!”

Vëllezër muslimanë!

Të jeni falënderues ndaj Allahut që ju ngriti, lartësoi, privilegjoi dhe nderoi aq sa shumë njerëz ua kanë lakmi, e meqenëse vet nuk janë të udhëzuar, atëherë kjo lakmi është shndërruar në xhelozi dhe duke qenë se nuk mund tua lëkundin besimin nga zemrat, ata janë duke përdorur metoda të ndryshme për tua luftuar këtë Islam tuajin.

Nga ana tjetër një grup prej vëllezërve dhe motrave tona kanë një ndjenjë inferioriteti ndaj Islamit për shkak se kanë besim të dobët dhe nuk e kanë ujitur pemën e besimit (La ilahe il-la Allah) me veprat me të cilat ujitet, kështu siç bëni ju që me namaz dhe punë tjera të mira e zhvilloni dhe kultivoni këtë besim. Fatbardhësisht, sa më shumë që po luftohet kjo fe, ju po jeni më të fortë ndërsa ata nuk po e vërejnë dot këtë gjë. Historia dëshmon më së miri për këtë, madje që nga koha e Nuhut, alejhis selam, e deri tek faraoni i mallkuar i cili i kërcënoi magjistarët të cilët pranuan fenë e Musait, alejhis selam se nëse nuk kthehen në fenë e vjetër ka për t’i gozhduar dhe mbytur një nga një. Kjo gjë ata nuk i zmbrapsi nga qëndrimet e tyre fare, përkundrazi, ata veç sa u forcuan më shumë. Kështu vazhdoi puna edhe me pasuesit e ishit, alejhis selam e deri tek shokët e Muhammedit, alejhis selam dhe deri tek gjyshërit tuaj dhe tanë që në vitet e pesëdhjeta i bën ballë agresionit dhe shtazërisë komuniste. U luftuan shumë ashpër por lufta vetëm sa ua shtoi forcën dhe besimin. Ata pranuan që ta japin jetën por fenë kurrë.

Elhamdulilah, gjithmonë ka patur dhe do të ketë burra të mëdhenj në këtë ummet, e ju me lejen e Allahut do të jeni rpej atyre që me ju Allahu do ta lartëson fjalën e Tij: La ilahe il-la Allah Muhammedun Resulullah!

Nuk ka dyshim që jeni në një sprovë të madhe ju dhe ne në këtë kohë dhe qëndrojmë përballë një furtune ateiste dhe komuniste, e cila nuk kursen asgjë për ta luftuar imanin, besimin, moralin, karakterin dhe devotshmërinë tuaj, imazhe këto të fesë suaj të reflektuara në pamjet dhe veprat tuaja. … Ata bënin plane, e All-llahu i asgjësonte, se All-llahu është më i miri që asgjëson (dredhitë).” El-Enfalë, 30.

Por Allahu xh.sh do t’i mposhtë ashtu siç i ka mposhtur prej ditës së parë që ka ngrohur dielli këtë tokë. Kundërshtarët e fesë, e që në fakt janë edhe kundërshtarë të vatanit, atdheut dhe kombit, do të jenë të poshtëruar prej Allahut, ashtu siç u poshtërua Ebu Lehebi, Ebu Xhehli dhe armiqtë e tjerë të Islamit. Fati i tyre do të jetë posi fati i paraardhësve të tyre, liderëve komunistë, që qëndruan në pushtet aq sa deshi Allahu, e pastaj vdiqën por mallkimi ndaj tyre nuk u ndal kurrë. Kështu do të jetë puna edhe me këta të mjerë dhe dështakë që na e luftojnë fenë 24 orë. Ata janë të cektë ngase nuk e dinë se kujt i kanë shpallur luftë. Koha do ta dëshmojë të vërtetën ngase herët a vonë do të sqarohen gjërat, do të dal në shesh e vërteta, do të fiton drejtësia ndaj padrejtësisë, ani pse mund të vonohet kjo fitore.

Vëllezër muslimanë!

Mbi të gjitha është duke u luftuar mbulesa ngase janë mësuar tash me i parë femrat të zhveshura dhe lakuriq. Nuk mund t’i imagjinojnë dot bijat tona të mbuluara. Lëndohen shumë nëse i shohin bijat tona të ruajnë nderin dhe moralin e tyre. Madje nuk hezitojnë fare të na akuzojnë se me ruajtjen e nderit ne po promovojmë një Islam radikal, një Islam që kinse po ia prishka imazhin kombit.

Sigurisht se këto janë shpifje të pabaza dhe ata vetëm shtiren ndryshe e dinë se shamia nuk ehte veshje e arabëve, apo turqve, por është veshje e femrës që prej ditës kur Allahu e krijoi gruan e parë, Havvanë, alejhis selam dhe e vendosi në Xhennet. Kur dolën nga Xhenneti filloi mbulesa, ne kuptim të rrobave që mbulonin lëkurën-trupin, të përdoret. Është vërtetuar shkencërisht dhe ehte përcjellë në Librat e Shenjtë se femrat janë mbuluar që nga kohët e lashta; janë mbuluar tek të gjithë Pejgamberët, alejhimus selam, gjeneratë pas gjenerate, deri tek Isai, alejhis selam, që në mënyrë të prerë urdhëroi femrat të mbulohen, për të vazhduar më pas edhe tek Muhammedi, alejhis selam, që si profet i fundit, vërteton këtë obligim hyjnor. Pra, Muhammedi, alejhis selam nuk e ka shpikur mbulesën.

Mbulesa është praktikuar edhe në kulturat tjera joqiellore. Është vërtetuar se gratë e faraonëve mbuloheshin. Po kështu dhe romakët, grekët e lashtë, persianët, indianët dhe pjesëtarë të kulturave tjera kanë praktikuar mbulesën pa hyrë këtu në format se si dhe në bazë të çfarë bindjesh e kanë bërë atë. E rëndësishme është se ata e kanë përdorur atë dhe mbulesa edhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë prezente në tërë botën. Gratë e të gjitha shoqërive deri në shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, e kanë përdorur mbulesën, por me emancipimin e femrës, si metodë për zhveshjen e saj, në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, gratë e krishtera të Evropës braktisën mbulesën për tua lënë kështu vetëm grave që shkojnë në kishë për ta adhuruar Zotin. Dëshmi ke rastin e murgeshave që mbajnë mbulesë dhe që për çudi laikëve tanë nuk ua vrasin fare sytë. Sikur shamia ehte e tepërt vetëm në kokën e myslimanes.

Po kështu edhe shoqëria hebreje ka praktikuar mbulesën deri në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, madje ka qenë më radikalja në këtë drejtim. Mu për këtë në shoqërinë hebreje mbulesa është më e theksuar se në atë krishtere, edhe pse edhe sot e kësaj dite në zona rurale, në fshatra dhe vendbanime më tradicionale ende praktikohet mbulesa. Ndërsa ne si shoqëri islame duhet të vazhdojmë ta mbajmë shaminë dhe për asnjë çast të mos e braktisin atë për të qenë kështu shtrembërues të fesë se të Madhit Allah.

Kështu, a më të mira dhe më drejta janë qëndrimet e këtyre mburravecëve të sotit që po shfaqin armiqësi ndaj kombit dhe fesë apo qëndrimet e atyre kulturave të formuara e kultivuara për mileniume me radhë?!

Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se të drejtat tona që na i garanton Kur’ani dhe kushtetuta, e nëse ndodhë që kushtetuta, e vënë nga njerëzit, të mos na garantojë liritë dhe të drejtat tona, atëherë ajo duhet të ndërrohet. Pra, ajo që duhet të ndërrohet është kushtetuta e jo njerëzit ngase njerëzit nuk mund t’i sjellim nga Ekuadori, nga Xhibuti, janë këta që janë. Nëse Kushtetuta nuk përfaqëson interesat e popullit apo paraqet shkelje të të drejtave të ndonjë përkatësie fetare, atëherë ajo duhet të ndërrohet ngase janë njerëzit ata që e kanë shkruar atë dhe se ajo nuk ka zbritur prej qiellit. Kushtetuta duhet të jetë në shërbim të shoqërisë dhe në përputhje me identitetin e saj. Ne kemi këtë identitet dhe këto tradita kështu që nuk mund t’i ndryshojmë ndërsa ata që na urrejnë le ta dinë se e kanë kot të na bindin për të ndërruar mendje a qëndrim. Këto janë baza dhe fondamente që nuk bëhet kompromis me to. Shamia është bazë e fesë islame dhe nuk është simbol ashtu siç pretendojnë laikët. Është farz dhe detyrim prej Allahut, është pjesë e identitetit të femrës.

Këto janë fondamente të paluhatshme dhe të pa kompromis, sepse shamia është bazë e fesë islame, dhe nuk është simbol ashtu siç është thënë nga laikët dhe injorantët, por është farz prej farzeve të Allahut xh.sh dhe është pjesë e identitetit të femrës, që përshkruan modestinë dhe përkushtimin e madh që besimtarja ndien për Allahun e Madhëruar.

Kjo bënë që ta ndien veten më të kompletuar, më të sinqertë dhe më të devotshme, sikur që e bën edhe më të fortë për faktin se ehte duke dërguar në vend amanetin e marrë prej Allahut xh.sh.

Ky është qëllimi dhe vizoni ynë: që të arrijmë kënaqësinë e Allahut të Madhëruar. E kush arrin këtë, ai veç ka arritur lumturinë e përjetshme, ka gjetur kënaqësinë e vërtetë dhe është udhëzuar në të drejtën. Kësisoj, një njeri i tillë doemos se do të jetë i mirë për familjen, shoqërinë dhe mbarë njerëzit. Dhe ai/ajo është që me besnikëri ka ruajtur identitetin kulturor, kombëtar dhe fetar të të parëve.

Allahu xh.sh na forcoftë fenë tonë kurse ndaj atyre që përpiqen të na luftojnë këtë fe marrtë hak! Allahu i udhëzoftë! Ndërsa ju vëllezër qëndroni të fortë, le të mos u luhatin stuhitë ngase pasuri më të madhe se këtë fe nuk keni. Le të tregojmë maturi, sjellje, moral dhe virtyte para të tjerëve, le të binden të tjerët se nuk kanë rrezik prej Islamit dhe muslimanëve. Le ta kuptojnë se rinia që vë kokën në sexhde për Allahun di të veprojë vetëm mirë dhe mbarë.

Allahu ju forcoftë në këtë fe!

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit