9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

PSN i Sony ndalet gjatë të hënës për 13 orë

Më të lexuarat

Rrjeti i Sony Playstation (PSN) gjatë ditës së sotme për trembëdhjetë orë do të jetë i ndalur, megjithëse pjesa më e madhe e kësaj kohe do të jetë gjatë orëve të punës.

Sony gjatë të dielës tha që PSN do të jetë i ndalur për mbrojtjen e zakonshme të paraparë që të fillojë nga ora 6.00 paradite (Koha e Paqësorit)/9:00 paradite (Koha e Lindore), duke zgjatur kështu 13 orë. Rrjeti duhet të rikthehet në orën 7:00 pasdite (Koha e Paqësorit)/ 10:00 pasdite (Koha Lindore), tha Sony.

Sipas ndërmarrjes Sony, kjo nënkupton që përdoruesit nuk do të jenë në gjendje që të qasen në dyqanin PlayStation Store,në PlayStation Home, në menaxhimin e llogarisë ose të luajnë online. Sony tha që do të paraqesë një lajmërim në llogarinë e vet në Twitter duke iu treguar përdoruesve se kur rikthehet rrjeti PSN sërish online.

Sony e bëri lajmërimin gjatë të dielës përgjatë një postimi në blog. Ndërmarrja tregoi gjithashtu që uebfaeqt e mundësuara nga PSN nuk do të jenë të gatshme për përdorim për përdoruesit, duke përfshirë faqen PlayStation.com që shërbeu për postim të postimit në blog. Është interesant të thuhet që Sony iu referua “PlayStation Network”, kur në shkurt tha që do të riemërojë llogaritë e PSN si llogaritë e Sony Entertainment Network.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit