8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Severe Weather paralajmëron shtetet e Gadishullit Ballkanik, stuhia pritet ta godet edhe Kosovën  

Më të lexuarat

Severe Weather, agjencia meteorologjike ka paralajmëruar për një rrezik të mundshëm për shtetet e Gadishullit Ballkanit – krejt kjo për shkak të një stuhie.

Pas valës së të nxehtit që goditi tërë pjesën juglindore të Evropës dhe Turqisë, sipas ekspertëve të kësaj agjencie, mot i ndryshueshëm do të përcjell disa vende të Ballkanit, ku do të përfundojë me stuhi deri në Greqi, transmeton Telegrafi.

E vendet me rrezikshmëri të lartë po cilësohen Kroacia, Bosnjë, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut – ku erërat e forta mund të shkaktojnë dëme – të përcjellura me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbysje e madje edhe tornado.

Ndryshimi i motit është paralajmëruar të ndodh nga enjtja, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë luhatje të theksuar që do ta vërenin në masë të madhe edhe qytetarët. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit