20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Serbia paska ndërprerë hetimet kundër Thaçit e Çekut

Më të lexuarat

Prokurori serb për krime të luftës, Vladimir Vukçeviq, ka deklaruar se hetimet kundër Hashim Thaçit dhe Agim Çekut për krime të luftës janë ndërprerë, por lëndët në atë kohë ishin trajtuar shumë keq. “Ka pasur shkelje qenësore të procedurës, posaçërisht për Çekun”. Por sipas prokurori serb, kjo nuk do të thotë se “ata nuk janë përgjegjës për shumë krime, porse hetimet nuk kanë guxuar të zhvillohen para kamerave, pa avoikatë dhe të ngjashme”, transmeton qik-u deklaratën e Vukçeviq për gazetën “Danas” të Beogradit.

I pyetur konkretisht nëse është pezulluar urdhër arresti ndaj Çekut, Vukçeviq tha se kjo pyetje është për Ministrinë e Punëve të Brendshme, por megjithatë ai thotë se nuk është pezulluar.

Lidhur me pezullimin urdhër arresteve për krime të luftës, Vukçeviq tha se “relikt i luftërave të viteve nëntëdhjetë janë proceset në mungesë, kundër personave të panjohur, të motivuara nga rrethanat politike në atë moment. “Mendoj se ka shumë persona në ato urdhër arreste dhe kur të vijë koha e pajtimit, duhet së bashku të rishqyrtojmë të gjitha këto urdhër arreste të luftës”, tha ai.

Sa i përket akuzave nga Kosova për arrestimin me motive politike të Mark Kashnjetit, Vukçeviq, tha se “çdo arrestim i shqiptarëve shndërrohet në diskutim politik në relacionin Kosovë – Serbi”.

Sipas tij është arrestuar njeriun për të cilin dyshohet se është një nga ata që kanë keqtrajtuar civilët serbë në rrethinën e Prizrenit./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit