6.5 C
Pristina
Wednesday, October 20, 2021

Serbët në veri të Mitrovicës kundërshtojnë operacionin antikontrabandë, sulmojnë me gurë policinë

Më të lexuarat

Serbët lokalë në veri të Mitrovicës kanë hedhur gurë në drejtim të policisë së Kosovës, e cila ishte duke zhvilluar një aksion kundër kontrabandës në disa lokacione të vendit.

Serbët kanë bllokuar rrugët, duke vendosur edhe kamionët. Sipas pamjeve që kanë rrjedhur në rrjetet sociale, një veturë tashmë është djegur. Policia ka përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e serbëve që po i sulmonin me gurë.

Mëngjesin e sotëm është dëgjuar edhe sirena e emergjencave në këtë komunë. Policia e Kosovës është e vendosur edhe para farmacive në veri.

Në këtë aksion, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është e përfshirë edhe Dogana e Kosovës, ndërkaq policia ka shpërndarë disa fotografi të mallrave të sekuestruara, ku vërehen që janë mallra ushqimore. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit