10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Sekuestrohen 700 mijë euro pasuri

Më të lexuarat

Policia sekuestron pasuritë në vlerë 700 mijë euro të një trafikanti droge në qytetin verior të Shkodrës. Policia e shtetit përmes një deklarate bëri të ditur se shtetasit Altin Ndërlita iu sekuestruan 13 apartamente dhe një garazh automjetesh, pasuri të cilat i kishte siguruar sipas policisë në rrugë kriminale përmes trafikimit të drogës.

Sipas policisë garazhi kishte sipërfaqen 900 metra katror ndërsa të 14 pasuritë ishin në emër të tij dhe familjarëve Pashke Podgorica (nëna) dhe Roza Serreqi (tezja).

Sipas policisë hetimi ndaj Ndërlikës kishte nisur që në vitin 2011, kurse vendimi për sekuestro preventive ishte dhënë nga Gjykata e Shkodrës.
Ndërlita ishte arrestuar në 2009 në Gjermani për veprën penale të shkeljes së ligjit mbi lëndët narkotike, në vitin 2009.

Sipas policisë gjatë hetimit me metoda profesionale ka rezultuar se këto pasuri dyshohet se janë blerë me të ardhura me origjine kriminale të trafikut të narkotikëve, ku i përfshirë ishte shtetasi Altin Ndërlita. Pasuritë e blera ishin regjistruar në emër të familjarëve të tij. Një pjesë e parave janë qarkulluar jashtë sistemit bankar duke u deklaruar si të ardhura nga emigracioni dhe familjarët janë munduar t’i justifikojnë si para të ligjshme dhe t’i investojnë në apartamente./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit