17.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Sekreti i kapacitetit bërthamor të Iranit

Më të lexuarat

Grupi 5+1, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania, po vlerësojnë propozimin e Teheranit për programin e tij të diskutueshëm bërthamor. Në vijim një analizë mbi sa dihet për kapacitetin bërthamor të Iranit dhe sa mbahet sekret rreth tij.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian besojnë se Irani po përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, por Teherani thotë se programi i tij ka qëllime paqësore civile.

Për vite me radhë, komuniteti ndërkombëtar është përpjekur ta bindë Iranin t’i japë fund prgramit të tij për pasurimin e uraniumit, por pa rezultat. Uraniumi i gradës së ulët mund të përdoret për uzinat e prodhimit të energjisë bërthamore për përdorim civil, por uraniumi i gradës së lartë është elementi bazë i bombës bërthamore.

Joel Rubin, ekspert i Iranit në Fondacionin Ploughshares, të specializuar për çështjet e politikës së armëve bërthamore, thotë se agjencitë perëndimore të zbulimit kanë informacion të hollësishëm për programin bërthamor të Iranit.

“Kjo do to të thotë se Irani po pasuron uranium dhe se ai ka 19 mijë centrifuga në veprim, se po pasuron uranium në disa pika dhe se zotëron një sasi uraniumi të gradës së mesme që është gjysma e sasisë që duhet për prodhimin e një bombe. Por Irani vazhdon ta zhvillojë këtë program”.

Rubin thotë se Irani po ndërton gjithashtu një uzinë për prodhimin e plutoniumit që mund të përdoret gjithashtu për prodhimin e armëve bërthamore.

Por John Bolton, ish ambasadori amerikan në Kombeve e Bashkuara nga viti 2005 deri në vitin 2006 në administratën e presidentit George W. Bush, është i shqetësuar për një aspekt tjetër të programit bërthamor të Iranit.

“Mua më shqetëson fakti se ne nuk dimë shumë, ndoshta iranianët me ndihmën taktike të koreanoveriorëve që janë ekspertë të veprimtarive ilegale, janë angazhuar një një program sekret për një kohë të gjatë. Prandaj ka munëdsi që programi i tyre i armëve bërthamore është shumë më i gjerë nga sa dimë ne”.

Në përpjekje për t’i bërë presion Iranit që t’i japë fund programit të pasurimit të uraniumit gjatë disa vjetëve të kaluara, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezoluta për t’i vënë atij sanksione. Krahas tyre, edhe vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë marrë masat e tyre kundër Iranit.

Me kalimin e viteve, negociatat mes vendeve perëndimore dhe Iranit për pezullimin e programit të armëve bërthamore kanë dhënë pak rezultat. Por analistët thonë se kjo mund të ndryshojë, pas zgjedhjeve të muajin qershor të Hassan Rouhanit si president i Iranit, një peson që konsiderohet i moderuar dhe që bëri fushatë mbi platformën e angazhimit diplomatik me perëndimin.

Në një takim në Gjenevë, në fillim të këtij muaji, zyrtarët perëndimorë dhe iranianë zhvilluan negociata, për të cilat shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, i cilësoi si “bisedimet më të hollësishme që ne kemi patur ndonjëherë”. Në këtë takim, Irani bëri një propozim.

Daryl Kimball, kryetar i Shoqatës për Kontrollin e Armatimeve, një firmë private kërkimesh, thotë se hollësitë e ofertës iraniane janë konfidenciale.

“Mendoj se kjo është një shenjë e mirë, sepse tregon se palët nuk po nxjerrin informacion për të forcuar pozitat në vendet respektive. Ato po përpiqen realisht për rezultate”.

Ekspertët thonë se ka mundësi që propozimi i Iranit të përmbajë hapa konkretë, si kufizimi i programit të pasurimit të uraniumit, në shkëmbim për zbutjen e sanksioneve ekonomike dhe financiare të perëndimit. Por analisti Joel Rubin i Fondacionit Ploughshares thotë se para se të bëhet përparim i ndjeshëm, të dy palët duhet të kapërcejnë nivelin e lartë të mosbesimit mes tyre.

“Kanë kaluar më shumë se tri dekada mosbesimi dhe shqetësimi mes tyre. Shtetet e Bashkuara e kanë etiketuar Iranin si shtet që mbështet terrorizmin. Gjendja e të drejtave të njeriut në Iran është shumë e rëndë. Në rajon, marrëdhëniet e Iranit me Israelin dhe vendet e Gjirit janë të tensionuara, po ashtu edhe lidhur me Sirinë dhe çështje të tjera. Kemi të bëjmë kështu me një sërë problemesh”.

Rundi tjetër i negociatave është caktuar për në fillim të nëntorit./voa

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit