14.5 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

Scholz: Lidhjet midis puçistëve dhe partisë së ekstremit të djathtë të jashtëzakonshme

Më të lexuarat

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se lidhja e personave të akuzuar për tentim për grusht shteti në vend me Partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se lidhja e personave të akuzuar për tentim për grusht shteti në vend me Partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) është e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Është e qartë se diçka po ndodh këtu. Ajo që duhet thënë këtu është se në mesin e të akuzuarve është një ish-deputet i AfD-së i Bundestagut gjerman. Sigurisht, ky është një incident shumë i jashtëzakonshëm dhe shumë i keq”, tha Scholz në një konferencë për media.

Duke iu referuar funksionimit të shtetit dhe demokracisë gjermane, Scholz tha: “Rezultati tjetër më i rëndësishëm është se të gjithë e dinë se ne kemi një shtet të mbrojtur, një demokraci të mbrojtur që mund të parandalojë shkelje të tilla të ligjit dhe plane të tilla (grusht shteti) me autoritetet e sigurisë dhe ta refuzojë atë me të gjitha forcat”.

Bashkëkryetari i Partisë Socialdemokrate, Lars Klingbeil dha deklaratë për mediat gjermane lidhur me këtë çështje dhe kërkoi që partia e ekstremit të djathtë AfD të ndëshkohet.

Ai e cilësoi AfD-në si një parti antikushtetuese. “AfD duhet të jetë në listën e vëzhgimit të Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës, jo në parlamente, gjykata apo shërbime publike”, tha Klingbeil.

Klingbeil theksoi se goditja ndaj grupit të quajtur Qytetarët e Perandorisë (Reichsbürger), i cili planifikoi grushtin e shtetit, tregon edhe një herë lidhjen e ngushtë me AfD-në.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit