8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ish kryespiuni Kadri Veseli: Radikalistët islam nuk kanë vend në vendin tonë

Më të lexuarat

Zëvendëskryetari i PDK-së dhe ish shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veseli në emisionin “Rubikon”, ka thënë se lideri i PDK-së, Hashim Thaçi e ka përkrahjen e plotë të partisë që edhe një mandat të jetë kryeministër i Kosovës.

Thotë se njerëzit që promovojnë dhe janë rreshtuar në radikalizmin islam nuk kanë vend në Kosovë. “Ata janë maskarenj dhe bastardë”, i quan Veseli shqiptarët që luftojnë në Siri.

Veseli thotë se të mos jetë në dijeni që lideri aktual i partisë, Hashim Thaçi, të ketë deklaruar se nuk do të kandidonte për një mandat të tretë në krye të qeverisë.

Thotë se vendimi i Thaçit që të kandidojë edhe për një mandat për kryeministër, është edhe qëndrimi i PDK-së. “

Nuk pranon nocionin për varfërinë dhe gjendjen e rëndë sociale në Kosovë, duke thënë se “njerëzit janë të varfër në kokë”.

“Gjendja ekonomike nuk mund të rregullohet brenda një viti”, tha ai, duke potencuar se ekonomia kosovare e shkatërruar me dekada të tëra nuk mund të përmirësohet aq shpet.

Megjithatë pranon se ka varfëri dhe papunësi, por apelon veçmas tek të rinjtë që të mos e shohin vetëm anën e errët.

I pyetur nëse do të jetë kandidat për deputet në listën zgjedhore për zgjedhjet nacionale, thotë se pranon çdo përgjegjësi që i jep partia dhe se për të është e shenjtë vota e qytetarit.

“Do të jem aty ku e kërkon interesi i vendit tim. Po e përsëris se logjika e PDK-së është se ne nuk luftojmë për pushtet por për shtet”, tha ai.

Duke folur për Universitetin e Prishtinës, ai thotë se ky institucion për 44 vjet ka qenë vendi më i shenjtë, i cili i ka rezistuar përpjekjeve për përbaltje.

“Problemet në arsim duhet të zgjidhen nga nivelet akademike, e jo nga jashtë… Kam respekt të madh për atë institucion të dijes. Universiteti ka qenë edhe çerdhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ai.

Thotë se para dy ditësh një mik i tij ndërkombëtar i ka thënë se ka qenë në Leposaviq dhe aty, para Komunës e ka parë flamurin dhe stemën e Republikës së Kosovës.

“Ky është një sinjal i mirë për integrimin e veriut të Kosovës. Në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan po respektohen simbolet e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Pranon se në veri vazhdojnë të operojnë bandat kriminale serbe, por është optimist se Kosova do ta shtrijë sovranitetin edhe në atë pjesë të vendit.

Nuk e konsideron si brengë çështjen se kur Serbia do ta njohë Kosovën, por e konsideron si pozitive forcimin e shtetit dhe integrimin e veriut.

Thotë se korrupsioni duhet të luftohet me denoncimin e tij tek organet dhe institucionet.

Për njerëzit të cilët kanë përfaqësojnë radikalizmin në islam ai mendon se janë të dëmshëm dhe nuk janë në rrugën e duhur as të fesë të cilës i takojnë. “Ata janë maskarenj dhe bastardë. Maskarenjt janë sikur ai që kërkon kokën e komandantit amerikan”.

“Nuk është mirë të politizohet çështja e radikalizimit islam”, thotë ai, duke kërkuar nga ata që janë manipuluar dhe kanë shkuar në Siri që të luftojnë që të kthehen dhe të mos bien ndesh me ligjin, i cili tashmë sanksionon ata që luftojnë jashtë kufijve të Kosovës.

Thotë se njerëzit që promovojnë dhe janë rreshtuar në radikalizmin islam nuk kanë vend në Kosovë.

Veseli në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka mohuar se angazhimi i tij në Partinë e Thaçit ka ndikuar në zhvillimet e fundit në PDK. Ai vazhdon t’i konsiderojë miq Limajn dhe Krasniqin, derisa shpreh qëndrimin e partisë, pjesë e së cilës është, se nuk do të kërkojnë shkarkimin e Krasniqit nga kreu i Kuvendit.

Ish-udhëheqësi i Shërbimit Sekret të Kosovës, Veseli, ka bërë thirrje për një marrëveshje ndërpartiake mes pozitës dhe opozitës lidhur me reformën zgjedhore.

Inicimin e votëbesimit të AAK-së për rrëzimin e Qeverisë dhe kërkesën e partive opozitare për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Veseli e ka quajtur veprim të ngutshëm.

Veseli, duke folur për zgjedhjet e fundit lokale, ka pranuar se PDK-ja bëri shumë gabime. Sa i përket lidhjes së ndonjë koalicioni me partitë e tjera, Veseli ka thënë se si partia e parë në vend nuk ka logjikë përjashtuese për asnjë parti.

Veseli u ka bërë thirrje partive politike të mos e politizojnë fenë për përfitime partiake, duke shtuar se disa radikalë fetarë po mundohen të bëjnë çmos për ta kthyer vendin tonë në vend të radikalizmit islamik./almakos

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit