9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Rrëfim që të trondit, sakrifica e babait për të bijën

Më të lexuarat

Ky është një rrëfim që të trondit! Bëhet fjalë për Ali Halitin nga Skënderaji. Ai po fle nëpër trenat e Londrës në mënyrë që krijojë mundësi ekonomike për shkak se vajzës së tij i nevojitet trajtim jashtë vendit për shkak të sëmundjes që vuan ajo, ndërsa shteti i Kosovës nuk ia ka mundësuar një gjë të tillë!

Aliu nga Pokleku i Skënderajt ka shkuar në Londër gati qe tre muaj. Ai kërkon punë dhe poashtu kërkon ndihmë për vajzën e tij që vuan nga epilepsia. Sipas bashkatdhetarëve që e kanë takuar atë në Londër, Haliti punon gjatë natës në mënyrë të jashtëligjshme. Këtë e bën për të siguruar para për shërimin e të bijës. Sipas rrëfimeve që vijnë nga Londra, Haliti ka kërkuar nga Ambasada e Kosovës që të kthehet nga Anglia në Kosovë. Mirëpo, përgjigja ka qenë se ai “mund të kthehet kamionëve” ashtu siç ka shkuar në Londër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit