11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Sa mblodhën myftinitë e Ballkanit për të prekurit nga tërmeti?

Më të lexuarat

Këshillet e Bashkësive Islame gjithandej vendeve të Ballkanit janë mobilizuar dhe kanë grumbulluar mjete të konsiderueshme për të prekurit nga tërmetet në Türkiye dhe Siri.
Sa mblodhën myftinitë e Ballkanit për të prekurit nga tërmeti?
Dhjëtera myftini ose këshille të bashkësive islame në Ballkan gjatë dhjetë ditëve të kaluara kanë zhvilluar fushata për grumbullimin e mjeteve për ndihmë ndaj të prekurve nga të tërmeteve të 6 shkurtit në Türkiye dhe Siri.

Thirrjes për ndihmë i janë përgjigjur një numër i konsiderushëm i qytetarëve.

Mbështetur në të dhënat publike të Bashkësive (Myftinve) Islame në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi shumë e grumbulluar për rajonet e tërmeteve në Türkiye e tejkalon shifrën prej 700 mijë euro.

Në vazhdim TRT Balkan ju sjell të dhëna nga vendet e Ballkanit lartësinë e shumëve të mbledhur për të prekurit nga tërmetet.

Mbi 300 mijë në Maqedonië të Veriut

Thirrjes së Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet në Türkiye më 10 shkurt i janë përgjigjur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve. Gjithandej xhamive të vendit, sipas të dhënave publike të myftineve, janë grumbulluar më shumë se 300 mijë euro.

Paratë e grumbulluara, siç ka njoftuar BFI-ja, për procedim të mëtutjeshëm do t’i dërozohen Dijanetit të Türkiyes i cili më pas do t’i përjcellë tek të prekurit nga tërmetet.

Mbi 90 mijë euro vetëm në Prizren

Aksionet të ngjashme për grumbullimin e mjeteve financiare për qytetarët e prekur nga tërmetet në Türkiye dhe Siri janë realizuar edhe në Kosovë.

Bazuar në të dhënat publike, vetëm Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka grumbulluar 93.286.20 euro.

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, në emër të nëpunësve të saj, falënderon xhematin e Prizrenit, që kontribuan në sexhaden e shtruar në të gjitha xhamitë e Prizrenit më 10.02.2023, për ndihmë të prekurve nga tërmetet që goditën disa zona në Türkiye dhe Siri”, thotë KBI – Prizren.

BFI e Malit të Zi mblodhi rreth 120 mijë euro

Nëpërmjet avktiviteteve bamirëse Bashkësia Islame në Mal të Zi ka tubuar rreth 120 mijë euro për ndihmë për popullin e Türkiyes dhe të Sirisë.

Po ashtu në organizimin e Mexhlisit u mblodhën dhjetëra kamionë me rroba, këpucë dhe gjëra të tjera të nevojshme jetësore, të cilat do të arrijnë deri te njerëzit që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti shkatërrues.

Bashkësia Islame shpreh mirënjohjen e tyre për të gjithë donatorët që iu përgjigjën aksioneve të grumbullimit të ndihmave.

“Allahu i bekoftë të gjithë donatorët tanë dhe i shpërbleftë me bollëk, na shpëtoftë nga tundimet që nuk mund t’i durojmë”, thotë Bashkësia Islame e Malit të Zi.

BFI e BeH ndau 250 mijë euro

Menjëherë pas tërmetit vdekjeprurës në Türkiye, Bashkësia Fetare Islame e Bosnjë e Hercegovinës ndau 150 mije euro për të ndihmuar njerëzit që humbën jetën në tërmetet. Reis Husein ef. Kavazoviq, duke folur në këtë temë tha se ndihma e mbledhur është shenjë solidariteti dhe dashurie e boshnjakëve për popullin vëlla të Türkiyes.

“Bashkësia Islame menjëherë ndau 150 mijë euro për t’u ndihmuar njerëzve që humbën jetën në tërmetin në Türkiye dhe pas kësaj ne vumë në dispozicion edhe 100 mijë euro të tjera për blerjen e disa fondeve”, tha reisu-l-ulema i Bashkësisë Islame në Bosnjë e Hercegovina Husein ef. Kavazoviq.

Ndryshe, aksione për grumbullimin e mjeteve financiare janë realizuar edhe në Novi Pazar, Preshëve dhe vende të ndryshme të Serbisë.

/TRT Balkan/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit