9.5 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Sa e thjeshtë për tu kuptuar!

Më të lexuarat

Kalendari nuk eshte gje tjeter vecse marreveshje e arritur si nevoje e njerezimit. Cili kalendar? Aspak me rendesi! E rendesishme se njerezimit ju eshte paraqitur nevoja e kalkulimit te kohes dhe si pasoje e kesaj nevoje kane ardhur deri tek kalendari. Marreveshja eshte se duhet te kete 12 muaj brenda nje cikli. Apo 24 ore brenda 1 dite. Hipotetikisht e thene ka mundur te jane edhe 26 ore brenda dites dhe sekondi te zgjas pak me shkurt sesa ky sekond me te cilin jemi mesuar. Keshtu edhe hipotetikisht ka mundur qe cdo 30 dite muaji te emertohet me emer te vecant dhe mos te kete 12 muaj, por te kete me dhjetra mijera muaj. Cka kishte ndodhur ne ate rast? Nuk kishte pasur vit te ri. Pra viti i ri nuk ekziston fare, vetem eshte thjeshtesim i kalkulimit te kohes. Ne kete marreveshje nuk e nenvleresojme, perkundrazi jemi falenderues per te, sepse kemi shume nevoje per te. Shyqyr qe kemi mates te kohes, por nuk eshte dicka qe duhet ti gezohemi sa here qe nje rrotullim “i dakorduar” perfundon. Apo nese i gezohemi nje rrotullimi 12 mujor, pse nuk i gezohemi nje rrotullimi 24 oresh? Apo 1 javor? Apo 1 mujor? Pra edhe ky “gezim” nje vjetor eshte dicka e imponuar si interes ekonomik i bizneseve, pa asnje argument per gezim. Na kane imponuar te gezohemi, te urojme, e te harxhojme per kete date, e askush nuk e di pse.
Dikush me tha “po ka perfunduar viti”. I thash “ka perfunduar ne koken tende, po edhe nese ka perfunduar, cka ka ndodhe me perfundimin e tij? Ka perfunduar dje edhe dita e djeshme e nuk ishe kaq i gezuar. Edhe para 30 diteve ka perfunduar muaji i kaluar, por nuk ishe kaq i gezuar. Pse gezohesh pikerisht kur po perfundojka viti?”
Nuk me dha pergjigje.
Vetem me vete thash “Kthjelltesia jone eshte per me ruajt nga mesyshi”.

Enis Presheva

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit