29.7 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Rusia shkatërron 4 objekte ushtarake të Ukrainës brenda një dite

Më të lexuarat

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha të martën se që nga fillimi i sulmit në Ukrainë (24 shkurt) kanë goditur 141 avionë, 110 helikopterë dhe 2.576 tanke dhe mjete të blinduara të ushtrisë ukrainase.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov ndau të martën (26 prill) informacionet e reja lidhur me aktivitetin e trupave ushtarake ruse në luftën e Ukrainës.

Forcat e armatosura ruse kanë shkatërruar me raketa me precizion të lartë të lëshuara nga ajri katër objekte ushtarake ukrainase, duke përfshirë dy depo municionesh dhe dy vende në rajonin e Harkovit, ku ishin mbledhur mjete teknike dhe trupa ushtarake, bëri të ditur përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, gjeneralmajor Igor Konashenkov.

Sipas tij, njësitë taktike operacionale ajrore ruse goditën dhe asgjësuan 87 objekte ushtarake ukrainase gjatë natës, përfshi rreth 500 pjesëtarë të forcave të armatosura ukrainase.

Konashenkov shtoi se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 13 dronë ukrainas dhe sistemi raketor kundërajror “Buk-M1” ka goditur në ajër dy raketa “Toçka-U” të lëshuara nga forcat ukrainase mbi vendbanimet Tokmak, rajoni Zaporizhije dhe Svatovo, rajoni Harkov.

Gjithashtu, sipas tij ushtria ukrainase ka pësuar këto humbje që nga fillimi i luftës: 141 avionë, 110 helikopterë, 583 dronë, 269 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 2.576 tanke dhe transportues të blinduar, 287 raketahedhës shumëgrykësh (MLRS), 1.111 obusë dhe mortaja si dhe 2.392 automjete për qëllime të posaçme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit