11.4 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Rusia kërcënon hapur një tjetër vend: “Do të vuani …”

Më të lexuarat

Reagim ndaj aleatit më të madh amerikan në ish-bllokun komunist

Autoritetet ruse akuzuan sot Poloninë se po punon për të shkatërruar marrëdhëniet dypalëshe sepse vendosi të dëbojë 45 diplomatë rusë dhe tha se do t’i përgjigjet ashpër një lëvizjeje të tillë.

Ambasadori i Rusisë në vend tha se autoritetet polake, të cilat thanë dje se po dëbonin diplomatë me dyshimin se punonin për shërbimet e inteligjencës ruse, kishin bllokuar gjithashtu llogaritë bankare të ambasadës.

Ministria e Punëve të Jashtme ruse tha se lëvizje të tilla ishin “një hap i vetëdijshëm drejt shkatërrimit përfundimtar të marrëdhënieve dypalëshe, për të cilat Polonia ka punuar në mënyrë sistematike prej disa kohësh”.

“Rusia do t’i përgjigjet ashpër këtij hapi armiqësor. Ne do t’i bëjmë provokatorët polakë të mendojnë, ata do të vuajnë,” tha ministria ruse, sipas Reuters.

Rusia dënoi dje një propozim “të pamatur” të Polonisë, një anëtare e NATO-s, për të dërguar paqeruajtës ndërkombëtarë të armatosur në Ukrainë.

Ambasadori i Rusisë në Varshavë, Sergei Andrew, tha se llogaritë bankare të ambasadës së vendit të tij ishin bllokuar sepse Polonia beson se ato “mund të përdoren për pastrim parash ose financim terrorizmi”.

Kujtojmë se Polonia, ish-gjithashtu vend i bllokut lindor komunist nën lidershipin sovjetik, është sot jo vetëm në NATO por dhe aleati më i madh i SHBA në Europën Qendrore. Pikërisht aty ndodhen bazat më të rëndësishme amerikane, si dhe nga aty furnizohen ukrainasit me armë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit