18.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Rusia hedh në erë sistemin qendror të ngrohjes në Kiev, kryeqyteti mbetet pa ngrohje

Më të lexuarat

Në Ukrainë, ku sulmet ruse kanë lënë pas një javë, kryeqyteti Kiev po përgatitet për rezistencë.

Në shumë pjesë të qytetit janë ngritur barrikada dhe janë marrë masa kundër hyrjes së ushtarëve dhe tankeve ruse. Ndërkohë që në rrugë u hapën llogore, u vu re se disa ura janë bërë të papërdorshme.

Natën e të mërkurës, pas dëgjimit të sirenave në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, është dëgjuar një shpërthim i madh.

Ministri i Punëve të Brendshme, Anton Gerashchenko njoftoi se Rusia kishte goditur sistemet e ngrohjes qendrore në Kiev.

Bëhet e ditur se ndërsa mijëra njerëz u evakuuan nga rajoni, një pjesë e Kievit mund të mbetet pa ngrohje.

Me të dëgjuar se forcat ruse po i afroheshin kryeqytetit, banorët lanë shtëpitë e tyre gjatë orëve të ditës dhe u strehuan në vende që i konsideronin të sigurta.

Disa njerëz shkuan në garazhe parkimi, të tjerë në stacione metroje.

Raketat ruse goditën një ditë më parë kullën e televizionit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit