9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rusia dhe Kina, me veto “shpëtojnë” Korenë Veriore nga sanksionet e reja

Më të lexuarat

Kina dhe Rusia kanë ushtruar të drejtën e vetos, në përpjekjet e OKB-së për të vendosur sanksione të reja ndaj Koresë Veriore, pas një vale të testimit të raketave të ndryshme gjatë këtij viti, ku për herë të parë pas vitit 2006 edhe organi më i lartë i OKB-së filloI të vendosë sanksione ndaj Pyongyangut zyrtar, u ndanë pesë anëtarët e përhershëm të OKB-së, që kanë të drejtën e vetos.

13 anëtarët tjerë të këshillit votuan pro rezolutës e cila u hartua nga OKB-ja, e cila ndalonte eksportin e duhanit dhe naftës në drejtim të Koresë Veriore. Rezoluta gjithashtu do ta vendoste në listën e zezë grupin e hakërreve Lazarus, grup i cili SHBA thotë se ka lidhje me shtetin e Koresë Veriore, përcjell Telegrafi.

Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara vendosi sanksionet e para ndaj Koresë Veriore pas testimit të parë të bombës nukleare në vitin 2006, dhe që nga atëherë kanë shtrënguar masat e tyre duke hartuar 10 rezoluta të ndryshme, të cilat deri tani ishin të pa suksesshme në ndalimin e testimeve të programeve nukleare dhe testimet e sistemeve të raketave balistike, duke tentuar që t’i ulin fondet e testimeve. Vetëm këtë vit, Koreja Veriore ka testuar 23 raketa, tre nga të cilat u lëshuan brenda një ore në paraditen e së mërkurës.

Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e përshkroi vendimin për ushtrimin e vetos si “një ditë zhgënjyese” për këshillin.

“Bota po përballet me një rrezik të madh nga RPDK. Përmbajtja dhe heshtja e këshillit nuk ka eliminuar dhe as nuk e ka ulur rrezikun që RPDK e ka shkaktuar”, tha ajo gjatë mbledhjes së këshillit, ku edhe e ka përdorur emrin zyrtar të shtetit Republika Popullore Demokratike e Koresë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit