7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Rufejde el Eslemijje, infermierja e parë myslimane

Më të lexuarat

Rufejdeja është sahabijja e nderuar nga fisi eslem. Thirret edhe ndryshe: Rufejdeja ensariane duke aluduar kështu në prejardhjen e saj medinase. Emri i saj rrjedh nga fjala refd (الرفد) që ka kuptim të ndihmës dhe dhënies. Dhe, vërtetë kishte hise të madhe nga emri i saj, sepse ishte humaniste e madhe. Njihet si infermierja e parë në Islam. Është marrë me shërimin e të plagosurve në betejat e Muhammedit [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem]. Kishte një tendë si ambulancë ku priste të plagosurit, ku me ndihmën e disa sahabijjateve tjera dhe sipas dijes dhe përvojave që kishte, iu bënte tretmanet e duhura mjekësore.

Ishte përkushtuar tërësisht për Islam. Merrte pjesë në beteja duke kryer detyrën e saj prej infermiereje në mënyrën më të mirë të mundshme. Gëzonte respekt tek Pejgamberi [sal-laAll-llahu alejhi ve sel-lem]. Ndihej komod me profesionin që ushtronte dhe në bazë të sukseseve të saj kishte fituar famë dhe popullaritet ndër njerëz.

Quhej edhe fedaijjeh (vetëmohuese, sakrifikuese) për shkak të kontributit vetëmohues. Depërtonte në fushën e betejës, tërhiqte të plagosurit dhe nxiste luftëtarët myslimanë të qëndronin të pathyeshëm. Merrte pjesë në beteja ndërsa me vete barte edhe ambulancën e saj lëvizëse (tendat dhe shatorët) me të gjitha instrumentet dhe ilaçet që posedonte. Tenda e saj llogaritet spitali i parë fushor (spitali lëvizës).

Rufejdeja ushtronte profesionin e saj në mënyrë vullnetare. Madje, ishte ajo që barte edhe të gjitha shpenzimet e nevojshme. Ishte luftëtare me pasurinë dhe jetën e saj.

Rufejdeja ishte dhe ngelet model dhe shëmbëlltyrë për femrën myslimane në fushën e infermierisë.
Kenza Fet’hi
http://www.albanna.ma/Article.aspx?C=5651
Përshtati në shqip: Dr. Sedat ISLAMI (Sedatislami.com)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit