Rritet numri i të prekurve nga ethet hemorragjike

0
40

Numri i të prekurve nga ethet hemorragjike, në komunën e Malishevës po shkon duke u rritur.

Vetëm gjatë ditës së sotme, deri në ora 12, në Qendrën e Mjekësisë Familjare janë pranuar 19 qytetarë të prekur nga rriqrat, ku shtatë prej tyre janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës.

Këtë zonë kritike të Malishevës e ka vizituar ministri i Shëndetësisë. Ai është takuar me kryetarin e Komunës, Isni Kilaj, ku kanë diskutuar rreth situatës epidemiologjike.

Ministri i ka premtuar kryetarit të kësaj komune mbështetjen e ministrisë të cilën e drejton për ta përballuar situatën.

Drejtori i Qendrës së  Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj”, Besim Zogaj, i ka kërkuar ministrit Agani një aparat shtesë të hemogramit.

Ndërkohë, Ministri Shëndetësisë, Ferid Agani, nuk është pritur mirë në Malishevë në vizitën e tij që ka bërë, pas alarmit për rritje të rasteve të thumbimit nga rriqrat në këtë zonë. Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në një aksion në oborrin e Kuvendit Komunal të Malishevës, gjatë vizitës së ministrit kanë shkruar në veturën e ministrit “Ministër, jeni vonuar” duke protestuar kështu për vonesën e këtij institucioni karshi këtij fenomeni.

“Është koha e fundit që ky problem të trajtohet me seriozitetin që e meriton”, kanë thënë protestuesit. Pasi ka përfunduar ky aksion i Vetëvendosjes, policia ka arrestuar 4 aktivistë të kësaj lëvizjeje.kohaislame