11.4 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Rritet numri i divorceve në Prizren

Më të lexuarat

Në zyrën e ofiqarisë në Prizren, vitin e kaluar, sipas statistikave, janë shkurorëzuar 268 çifte bashkëshortore.

Ruzhdi Hoxha, koordinator i kësaj drejtorie, thotë se krahasuar me vitin 2014, vitin e kaluar, numri i divorcit ka shënuar rritje.
“Në vitin 2014 kemi pasur 258, që do të thotë se gjatë vitit 2015 kemi pasur një rritje për 10 divorce më shumë”.
Të ndikuar nga plagët sociale, që përjetojnë çdo ditë, si papunësia, gjendja e rënduar ekonomike, mungesa e mirëqenies për të rritur fëmijë, emigrimi, mospërputhje karakteri, tradhti bashkëshortore dhe dhuna fizike, sipas Hoxhës, kanë detyruar 268 çifte bashkëshortorë t’i drejtohen Gjykatës, për t’i thënë lamtumirën e fundit martesës.
“Ne nuk i dimë arsyet e sakta arsyet e ndarjes”, ka shtuar më tej ai.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit