24.4 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Rritet në 603 mijë numri i muslimanëve të Arakanit që janë strehuar në Bangladesh

Më të lexuarat

Zëdhënësja e UNHCR-së, Duniya Aslam Khan, tha se është rritur në 603 mijë numri i muslimanëve të Arakanit që janë strehuar në Bangladesh që nga fillimi i dhunës më 25 gusht

GJENEVË (AA) – Është rritur në 603 mijë numri i muslimanëve të Arakanit që janë strehuar në Bangladesh që nga fillimi i dhunës më 25 gusht, njoftoi për Anadolu Agency (AA) Duniya Aslam Khan, zëdhënësja e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).

Khan theksoi se ende është duke vazhduar vala e refugjatëve të Arakanit për në Bangladesh.

Të premten, zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), Joel Millman, njoftoi se numri i muslimanëve të Arakanit të ikur në Bangladesh që nga 25 gushti kishte arritur në 589 mijë, duke theksuar se refugjatët janë duke luftuar për mbijetesë në kushte të vështira.

Ndryshe, mijëra muslimanë të Arakanit kanë humbur jetën që nga 25 gushti si rezultat i sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, e cila pohon se është duke luftuar militantë të armatosur. Numri i saktë i viktimave ende nuk mund të verifikohet, për arsye se qeveria e Mianmarit nuk lejon hyrjen e organizatave ndërkombëtare.

Gjatë sulmeve të fundit të ushtrisë dhe budistëve radikalë janë djegur ose shkatërruar afër 300 fshatra.

Dhjetëra mijëra muslimanë nga Arakani përpiqen të largohen nga rajoni për shkak të sigurisë së jetës. Civilët që largohen nga Mianmari kalojnë në Bangladesh përmes detit, lumit Naf dhe zonave malore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit