16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rritet çmimi i naftës pasi BE-ja ndaloi naftën ruse

Më të lexuarat

Çmimet e naftës u rritën sot pasi Bashkimi Evropian (BE) ra dakord për ndalesë të pjesshme të naftës së papërpunuar ruse, duke ngritur shqetësimet për edhe ashtu të pamjaftueshëm global të naftës, raporton Anadolu Agency (AA).

Nafta e papërpunuar standarde ndërkombëtare Brent u tregtua me 119,88 dollarë për fuçi në mëngjes me një rritje prej 1,94 për qind pas mbylljes së mëparshme me 117,6 dollarë për fuçi.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) ishte në 119,11 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë me një fitim prej 1,65 për qind pasi mbylljes së fundit me 117,18 dollarë për fuçi.

Udhëheqësit e BE-së u takuan të hënën për të diskutuar pakon e gjashtë të sanksioneve që përfshin ndalesën e pjesshme të naftës ruse. Takimi çoi në një marrëveshje për shkurtimin e importit të naftës nga Rusia me 90 për qind deri në fund të vitit 2022.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord “që pakoja e gjashtë e sanksioneve kundër Rusisë do të mbulojë naftën bruto si dhe produktet e naftës të dërguara nga Rusia në vendet anëtare, me një përjashtim të përkohshëm për naftën bruto që shpërndahet nga tubacioni”.

Embargoja përfshin naftën në det dhe do të përjashtojë pjesërisht naftën e tubacionit, të cilin Hungaria do ta përdorë për të transportuar naftë nga tubacioni i Druzhbës Jugore.

Ndalimi do të finalizohet pas marrëveshjes për detajet teknike më vonë gjatë javës.

Ndërkohë, ndërsa Kina përgatitet të heqë masat e karantinës në qershor, kërkesa për naftë pritet të rritet duke e tendosur më tej tregun, i cili po lufton me mungesë furnizimi global.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit