Rreth përgjigjes së Lëvizjes Hamas ndaj propozimit të presidentit amerikan Donald Trump

Më të lexuarat

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Deklaratë e rëndësishme

Rreth përgjigjes së Lëvizjes Hamas ndaj propozimit të presidentit amerikan Donald Trump

Duke pasur kujdes për ndalimin e agresionit dhe luftës së shfarosjes së tërësishme, të cilës po i nënshtrohet populli ynë i qëndrueshëm në Rripin e Gazës, dhe duke u nisur nga përgjegjësia kombëtare, si dhe përkujdesi për parimet e palëkundura të popullit tonë, të drejtat dhe interesat e tij madhore, Lëvizja e Rezistencës Islamike “Hamas” ka zhvilluar konsultime të thella brenda institucioneve të saj drejtuese, konsultime të gjera me forcat dhe fraksionet palestineze, si dhe bisedime me vëllezërit ndërmjetës dhe miqtë, për të arritur një qëndrim të përgjegjshëm në lidhje me planin e presidentit amerikan Donald Trump.

Pas një studimi të hollësishëm, lëvizja mori vendimin dhe ia dorëzoi ndërmjetësve përgjigjen e mëposhtme:

(Lëvizja e Rezistencës Islamike Hamas vlerëson përpjekjet arabe, islame dhe ndërkombëtare, si dhe përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump, që synojnë ndalimin e luftës kundër Rripit të Gazës, shkëmbimin e të burgosurve, futjen e menjëhershme të ndihmave, refuzimin e pushtimit të sektorit dhe refuzimin e shpërnguljes së popullit tonë palestinez prej tij.

Në këtë kuadër, dhe në mënyrë që të arrihet ndalimi i luftës dhe tërheqja e plotë nga sektori, lëvizja shpall miratimin e saj për lirimin e të gjithë robërve të pushtuesit – qofshin të gjallë apo trupa të pajetë – sipas formulës së shkëmbimit të përfshirë në propozimin e presidentit Trump dhe me sigurimin e kushteve të përshtatshme në terren për procesin e shkëmbimit. Në këtë kontekst, lëvizja riafirmon gatishmërinë e saj për të hyrë menjëherë, përmes ndërmjetësve, në negociata për të diskutuar hollësitë.

Gjithashtu, lëvizja ripohon dakordësinë e saj për dorëzimin e administrimit të Rripit të Gazës një organi palestinez të pavarur (teknokratë), të bazuar në konsensusin kombëtar palestinez dhe të mbështetur nga përkrahja arabe dhe islame.

Ndërsa çështjet e tjera të përmendura në propozimin e presidentit Trump, që lidhen me të ardhmen e Rripit të Gazës dhe të drejtat themelore të popullit palestinez, janë të ndërlidhura me një qëndrim kombëtar të përbashkët dhe duke u mbështetur në ligjet dhe rezolutat ndërkombëtare përkatëse. Këto do të diskutohen në një kuadër kombëtar palestinez të gjerë, ku Hamas do të jetë pjesë dhe do të kontribuojë me përgjegjësi të plotë).

Lëvizja e Rezistencës Islamike – Hamas

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit