10 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

RRËFIMI I SHEJH DR. MUHAMMED HASSANIT ME NJË EKSTREMIST

Më të lexuarat

Ishim duke polemizuar me një të ri ekstremist, të cilin, në bisedë e sipër, e pyeta: A mendon se lejohet hedhja në erë e ndonjë lokali nate në ndonjë vend islam? Po, si jo, hallall, vrasja e tyre është e lejuar – mu përgjigj pa hezitim.
Po, nëse ti i mbyt -vazhdova me pyetje- duke qenë ata ashtu në mëkate, çfarë mendon, cili do të jetë fundi i tyre?
Xhehennemi, natyrisht – mu përgjigj.
Po djalli i mallkuar, për ku vallë dëshiron t’i dërgojë ata? – e pyeta.
Për në Xhehennem, sigurisht –u përgjigj.
Atëherë ju dhe djajtë po ndakeni të njëjtin qëllim, pra futjen e njerëzve në ferr – i thashë. Ia përkujtova thënien e Muhammedit [alejhis salatu ves selam] me rastin e kalimit të një arkivoli me kufomën e një çifuti, e që e kishte bërë atë të qante. E pyetën se përse qante ndërsa ai iu tha: Shpirt, që më është përvjedhur për në zjarr!
Ja, këtu qëndron dallimi juaj me Pejgamberin [alejhis salatu ves selam]; ai nxiton për t’i udhëzuar njerëzit dhe për t’i shpëtuar ata nga zjarri ndërsa ju për t’i futur në të.
Jeni në taborre të ndara me Pejgamberin [alejhis salatu ves selam]….

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit