10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Rrahja ndërmjet tifozëve, të ndalohet alkooli për anglezët dhe rusët

Më të lexuarat

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, ka bërë thirrje që të sanksionohen Anglia dhe Rusia pas përleshjeve masive në Marsielle, ndërsa u ka bërë thirrjeve qyteteve organizuese që të ndalojnë përdorimin e alkoolit gjatë zhvillimit të ndeshjeve.
“Është shumë e nevojshme që Federatat e kombëtareve që kanë tifozë problematikë të dënohen, sidomos kur shkaktojnë probleme të kësaj natyre brenda dhe jashtë stadiumit”, ka thënë Cazeneuve, raporton Reuters.

Ai ka thënë se u ka kërkuar shefave të policisë në nëntë qytete organizatore që të marrin masa për shitjen, konsumimin dhe transportimin e alkoolit një ditë para ndeshjes dhe në ditën kur ajo zhvillohet.
Çdokush që arrestohet për incidente të dhunshme gjithashtu mund të suspendohen për të gjitha stadiumet, zonat e fansave dhe sheshet publike – ka shtuar ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit