6.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ridizejnohet Audi Q5

Më të lexuarat

“Audi” e prezantoi versionin e freskuar të modelit Q5 i “mid-life facelift” i cili përfshin disa ndryshime të vogla estetike, enterierin e përmirësuar dhe disa risi në motorikë.

Modeli i ridizajnuar do të paraqitet në treg pas premierës në sallonin e automobilave të Parisit që mbahet në vjeshtë. Ndërmjet tjerash do të mund të shihen mbrojtës të rinj, maska e motorit, dritat dhe tubat erinj që shërbejnë për hedhjen jashtë të gazrave.

Brenda kabinës risi do të përbëjnë pjesa e përparme e tabelës së instrumenteve dhe materialet e reja të cilat do të duhet të ngrinin më lartë ndjenjën e cilësisë të automobilit.

Nga ana teknike, pezullimi do të duhet udhëtarëve t’ju ofrojë shkallë më të lartë të rehatisë. Sigurisë së përgjithshme dhe rehatisë në ngasje gjithsesi që do t’i kontribuojë edhe sistemi i përmirësuar i drejtimit i cili në të ardhmen do të vjen në versionin elektro-mekanik, në vend të tanishmit hidraulik.

Sa i përket motorikes vlen në fillim të përmendet që të gjithë motorët do të pajisen me sistemin stop-start si pajisje standarde me çka ekonomiteti i tërësishëm është rritur në 15%. Motorët tani janë më të fuqishëm dhe me momentin më të madh rrotullues.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit