7.5 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Rezerva federale: Do “vrasim” inflacionin. Normat e interesit do të rriten aq sa do të duhet!

Më të lexuarat

Kreu i Rezervës Federale Jerome Powell deklaroi se Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të rrisë normat e interesit aq sa do të duhet për  të bllokuar rritjen e inflacionit që sipas tij po kërcënon themelet e ekonomisë amerikane.

Në një intervistë për Wall Street Journal Powell u shpreh se është e domosdoshme të shihet se inflacioni po ulet, dhe do të vazhdohet të punohet për këtë objektiv. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë duhen marrë parasysh masa dhe më agresive për të ashpërsuar kushtet financiare.

Sipas tij arritja e qëndrueshmërisë së çmimeve, rivendosja e saj është një nevojë e domosdoshme. Kjo sepse ekonomia në të kundërt nuk do të funksiononte për të punësuarit, bizneset apo për këdo tjetër, nëse nuk do të kishte një qëndrueshmëri cmimesh. Kjo e fundit është pikërisht themeli i ekonomisë.

Duke pranuar pasojat e dhimbshme që mund të shkaktojë kontrolli i informacionit për sa i përket rritjes së ngadaltë ekonomike apo rritjes së nivelit të papunësisë, Powell u shpreh se ka ende një rrugëdalje për ngadalësimin e ritmit të rritjes së cmimeve, pa përjetuar një recesion të plotë.

Por dhe nëse inflacioni nuk ulet, Powell tha se Rezerva federale nuk do të tërhiqet nga rritja e normave të interesit, deri sa të arrihet objektivi. Ky i fundit do të arrihet dhe nëse kjo përfshin tejkalimin e niveleve të neutralitetit. Powell i referohet në këtë pikë shkallës në të cilën aktiviteti ekonomik as stimulohet por as kufizohet. Ai theksoi se do punohet deri sa të shihet se kushtet financiare janë në gjendjen e duhur dhe inflacioni ulet.

Rezerva Federale e ka rritur normën e saj të interesit duke ndjekur politikën e tre të katërtave rë një pikë përqindjeje këtë vit dhe është në rrugën e duhur për ta rritur përsëri atë me sgjysëm përqindje në muajin qershor dhe korrik. Normat e interesit të tregut për bonot e thesarit, hipotekat 30 vjecare dhe format e tjera të borxhit kanë pësuar një rritje shumë të shpejtë si pasojë e kufizimeve financiare për shkak të veprimeve që do të ndërmerren nga Rezerva federale.

Se sa do të rriten normat e interesit të bankës qendrore, ose brenda sa kohe, do të varet nga mënyra se si do të zhvillohen ekonomia dhe inflacioni. Kjo është një situatë që sipas Powell rezerva Federale do e analizojë dhe vlerësojë mbledhje pas mbledhje, të dhënë pas të dhëne. /scan/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit