15.1 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Rexhepi takohet me Kreun e Çështjeve Fetare të Turqisë

Më të lexuarat

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi ka zhvilluar vizitë përgëzuese për Kryetarin e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) Prof. Dr. Ali Erbaş

SHKUP (AA) – Kreu i Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi ka zhvilluar vizitë përgëzuese për Kryetarin e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) Prof. Dr. Ali Erbaş, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga ueb faqja e Diyanetit të Turqisë, kreu i BFI të Maqedonisë, Rexhepi, Kryemyftiu i Rumanisë, Murat Jusuf dhe Kryemyftiu i Bullgarisë, Mustafa Haxhi Alish kanë zhvilluar vizita përgëzuese të ndara me kreun e Diyanetit të Turqisë, Erbaş.

Ky i fundit, në deklaratën e tij theksoi rëndësinë e Ballkanit për Turqinë. “Me Ballkanin kemi jetuar me shekuj së bashku. Jemi popuj të cilët flasim të njëjtën gjuhë, i besojmë të njëjtës fe, e ndajmë kulturën e njëjtë. Mes zemrave tona nuk ka kufij. Ballkani ka një rëndësi të veçantë për ne. Lidhjet tona historike do të vazhdojnë edhe më tej ashtu siç kanë qenë deri tani”, tha Erbaş.

Ai gjithashtu ka shtuar se kanë marrëdhënie të forta me shtetet e Ballkanit dhe se edhe më tej do të vazhdojnë ta forcojnë bashkëpunimin në çdo sferë, në veçanti sferën fetare, arsimore, sferën e shërbimeve fetare dhe atë të botimeve fetare.

Ndërsa krerët e bashkësive fetare të Ballkanit duke përshëndetur këtë vizitë, kanë shprehur besimin e tyre për zhvillimin e marrëdhënieve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit