16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Reumatizma, shkaqet dhe trajtimi

Më të lexuarat

Kur një person preket nga reumatizma, do të thotë se sistemi imunitar i organizmit ka filluar të sulmojë krahas baktereve dhe viruseve edhe qelizat normale. Një studim i ri i kryer nga qindra amerikane për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor për ata që punojnë.

Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon. Reumatizma apo Arthritis, është një prej shkaktarëve kryesorë të paaftësisë në Shtetet e Bashkuara. Prej saj preken rreth 46 milionë amerikanë. Shumë vetë e mendojnë reumatizmin si kufizuese të veprimtarive për të moshuarit.

Por një studim i ri i kryer nga qendra për parandalimin e sëmundjeve tregon se reumatizma përbën një problem kryesor edhe për ata qe punojnë. Mjekët analizuan të dhënat e një ankete në shkallë kombëtare dhe panë se 1 në çdo 3 persona me reumatizëm ndeshet me vështirësi kur punon. Për shembull, paaftësia si pasojë e kësaj sëmundjeje prek 25 për qind të personave të aftë për punë në shtetin Nevada, ndërsa në Kentaki kjo shkallë arrin në 50 për qind.

Personat që kryejnë punë të njëjtë si sekretaret që përdorin vazhdimisht makinë shkrimi ose punëtorë të industrisë mekanike e të tjerë janë më shumë në rrezik të preken nga reumatizma pasi çdo ditë kryejnë të njëjtat lëvizje të sforcimit të kyçeve të gishtave ose duarve. Shkencëtarët thonë se orare të ndryshme pune, mjedise të përshtatshme pune dhe nxitja e kryerjes së ushtrimeve fizike mund t’i ndihmojnë këta njerëz të ndjejnë më pak dhimbje.

Shkaqet

Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se, shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme, specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik, ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve, ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.

Efektet

Tek 25 për qind e të sëmurëve që përdorin ilaçet nonsteroid antiinflamator shihen efekte anësore në sistemin gastrointestinal. Gjithashtu, Dr.Dolar, tha se këto lloj ilaçesh mund të bëhen shkak për shfaqjen e sëmundjeve si kolit, hemorragji, ulcerë në sistemin e poshtëm gastrointestinal. Duke shpjeguar domosdoshmërinë e ndërprerjes së menjëhershme të ilaçeve në 10% të të sëmurëve tek të cilët shihen efekte anësore të sistemit gastrointestinal, Dhe afërsisht 3% e të sëmurëve të këtij grupi preken dhe nga hemorragjia dhe perforacioni. Përdoruesit e ilaçeve nonsteroid antiinflamatore janë të rrezikuar 4 herë më shumë nga dëmtimet e mukozave, 3 herë më shumë nga hemorragjitë gastrointestinale dhe 6 herë më shumë nga perforacioni. Afërsisht 50-60% e personave që kalojnë një hemorragji të sistemit të sipërm gastrointestinal përdorin ilaçe nonsteroid antiinflamator brenda javës së fundit.

Trajtimi i reumatizmit pa ilaçe

Reumatizmi është shkaku i dytë, pas sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, që shkakton më tepër paaftësi për punë. Më tepër se 50 për qind e njerëzve mbi 65-vjeç vuajnë nga kjo sëmundje, ndërsa kjo përqindje është më e lartë te seksin femër. Të gjitha format e sëmundjeve reumatike, duke filluar që nga artrozat e deri tek osteoporoza, nga dhimbjet e belit e deri tek artriti reumatoid, janë të rënda për t’u trajtuar nëse zbulohen me një vonesë të madhe. Mjekët këshillojnë se është mjaft e rëndësishme të kapen me kohë shenjat e para të sëmundjes. Diagnostifikimi mund të bëhet me mjaft sukses, meqë simptomat e para të kësaj sëmundjeje hetohen lehtë.

Si të mjekohet reumatizmi

Ata që vuajnë nga reumatizmi e dinë mirë se antiinflamatorët,që shërbejnë për të lehtësuar dhimbjen, shkaktojnë dëmtime në stomak e në veshka. Kështu, duke u munduar që të mjekojnë një sëmundje, shkaktojnë një tjetër.Tani për tani, reumatologët po presin me padurim përfundimet e një gjenerate të re barnash, të ashtuquajtura frenues të COX 2, që nuk janë të dëmshëm për stomakun dhe veshkat. Zbulimet më të fundit mbi “dhimbjet e lehta. Klima. Nuk është e vërtetë se lagështira shkakton reumatizmin. Ajo reumatizmin e bën vetëm më të rëndë. Uji. Ata që mbajnë shpesh duart në ujë nuk janë më të rrezikuar se të tjerët. Por, nëse vuan nga reumatizmi, atëherë ajo shton dhembjet. Pesha. Personat që kanë peshë më të lehtë trupore vuajnë më shumë se ata që kanë disa kilogramë më tepër, por jo shumë. Dieta. Të hash fruta e perime ndihmon në luftimin e sëmundje së reumatizmës. Më mirë është të pakësohet përdorimi i mishit, i verës, dhe i ushqimeve me erëza.Dhimbjet e shpinës. Mjekimi i vetëm për këtë sëmundje është pushimi i plotë. Sipas statistikave, të gjitha dhimbjet e belit zgjasin një javë, qofshin të kuruara ose jo me pomada të ndryshme apo me antiinflamatorë. Dhimbjet të qafës. Një ndër tri rastet, ka prejardhje psikologjike. Ndër sëmundjet reumatike është mjaft e fortë trashëgimia gjenetike. Por specialistët japin disa këshilla për të larguar rrezikun e sëmundjes. Ushtrimet fizike. Kryerja e ushtrimeve është themelore.

Si ta lehtësojmë dhimbjen e reumatizmit?

Për të vuajtur sa më pak, tani ka një mënyrë të re: “ekonomia artikulare”. Për pacientë të prekur nga sëmundje reumatike edhe veprimet më të thjeshta si: hapja e një dritareje, e një dere, mbathja e këpucëve, hapja e një shisheje etj., shkaktojnë një mbledhje të kyçeve, dhimbje që sjellin rrezikun e përkeqësimeve të mëtejshme. Por nuk janë vetëm barnat që përdoren për të lehtësuar dhembjet e të sëmurëve me reumatizëm. Ka edhe një mënyrë tjetër të quajtur “ekonomia artikulare”.Kjo metodë e re trajtimi është tërësia e një programi terapeutik dhe e mjeteve që u mundësojnë pacientëve të mësojnë përdorimin e duarve e këmbëve, duke shmangur sforcimet e tepërta të kyçeve. Kjo metodë bën parandalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të sëmundjes, si dhe rifitimin e funksioneve të humbura të gjymtyrëve. Gjestet që duhet të shmangni për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjeve reumatike. Mos e mbani kurrë çantën të varur në bërryl, por gjithmonë në shpatull. Mos mbathni kurrë këpucë me taka të larta, të ngushta, ose mjaft të holla. Kur shkruani, më mirë përdorni një laps ose stilolaps të trashë, në vend të ndonjë lapsi me përmasa normale. Kur ngrini një sërë pjatash, më mirë bëjeni këtë veprim duke i vendosur të tërë gishtat nën to, sesa duke e mbajtur gishtin tregues mbi to./brezi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit