22.8 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Regjimi sirian bombardon një lagje të Halepit, 7 të vdekur

Më të lexuarat

Në sulmin me bomba fuqi që kreu regjimi sirian në Halep, ndaj rajonit nën kontrollin e opozitarëve humbën jetën 7 persona nga e njëjta familje, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën për gazetarin e AA-së, zyrtari i Mbrojtjes civile në qytet, Ibrahim Ebu Leys bëri të ditur se një helikopter ushtarak i regjimit ka bombarduar me bombë fuqi lagjen Halepi i Vjetër i cili është nën kontrollin e opozitarëve. Ai shtoi se nga sulmi me bombën fuqi u vranë 7 persona nga e njëjta familje dhe se një numër i madh i njerëzve janë plagosur.

Ebu Leys theksoi se shtëpia e cila ka qenë në shënjestër, nga sulmi është shkatërruar plotësisht dhe se shumë shtëpi në afërsi janë dëmtuar. Ai tha se ekipet e Mbrojtjes civile janë duke punuar për të arritur tek njerëzit që kanë mbetur nën rrënoja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit