10.1 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Refugjatja lind foshnjen e vdekur, nuk e varros dot se s’ka përkthyes

Më të lexuarat

Mediat greke raportojnë se një grua  30-vjeçare shtatzënë nga Kurdistani ka mbërritur pas shumë vuajtjeve në kampin e refugjatëve në Katsikas të mërkurën pasdite.

Gruaja gati për të lindur është dërguar menjëherë në spitalin Hatzikosta të Janinës.

Fëmija që donte aq shumë ta sillte në jetë ka lindur i vdekur.

30-vjeçarja  po përballet edhe me një tjetër sprovë burokratike për varrosjen e fëmijës.

Gruaja mësohet se i ka nënshkruar të gjitha dokumentet e nevojshme, por duhet të jenë të përkthyera në gjuhën amtare, madje edhe nga një përkthyes i certifikuar.

E njëjta gjë duhet të bëhet me certifikatën e vdekjes së fëmijës.

Por në këtë zonë mësohet se nuk ka asnjë përkthyes dhe agjencitë janë mobilizuar për të gjetur një zgjidhje.

Në pritje të zgjidhjes, trupi i foshnjës së pajetë mbetet në dhomat e ftohta të spitalit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit