8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Redaksia e revistës “Dituria islame” mbajti mbledhjen e radhës

Më të lexuarat

Prishtinë, më 27 korrik 2022

Redaksia e revistës fetare, shkencore e kulturore “Dituria islame” sot mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën u diskutuan dhe u analizuan numrat nga 371 deri më 378. Këtë mbledhje e nderoi edhe prezenca e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryeredaktori i revistës, dr. Ajni Sinani, sekretari i redaksisë, dr. Rexhep Suma, anëtarët e redaksisë, prof. Sabri Bajgora, mr. Ramadan Shkodra, dr. Fahrush Rexhepi, PHD (c) Besir Neziri, mr. Muzaqete Kosumi, mr. Driton Arifi, Bashkim Mehani si dhe Bajram Zeqiri. Këtë mbledhje e përshëndeti edhe anëtari i redaksisë, dr. Faruk Sinani, i cili për shkaqe shëndetësore nuk mundi të marrë pjesë fizikisht, andaj ne lusim Zotin që sa më shpejt t’ia përmirëson shëndetin dhe të japë kontributin e tij në vazhdim.

Hapjen e mbledhjes e bëri kryeredaktori dr. Ajni Sinani, i cili prezantoi rendin e ditës, duke vlerësuar punën dhe angazhimin e anëtarëve të redaksisë, punën e kritikës konstruktive të anëtarëve të redaksisë që kanë dhënë deri më tani dhe njëherësh shfaqi bindjen dhe vlerësimin e përgjithshëm të artikujve të publikuar, me theksin e veçantë çmoi prurjet cilësore në numrat e fundit të revistës.

Më pas fjalën e mori edhe Myftiu Naim ef. Tërnava, i cili vlerësoi lart punën dhe angazhimin e gjithë redaksisë dhe kryeredaktorit dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar deri më tani që kjo revistë të dalë rregullisht dhe të informoj drejtë masën tonë. Ai më tej edhe njëherë u zotua se revista dhe kryeredaktori i ri do të kenë përkrahjen e institucionit ashtu siç e kanë pasur deri më sot.

Më pas anëtarët e redaksisë paraqitën mendimet e tyre përkitazi mbi artikujt e publikuar në revistë në numrat e fundit. Ata edhe njëherë theksuan vlerën dhe peshën e lartë që përçojnë këto shkrime te lexuesi dhe mbarë opinioni i gjerë.

Kjo ishte mbledhja e fundit e kësaj redaksie në këtë përbërje, andaj në shenjë mirënjohje për kontributin dhe mundin e dhënë në emër të Kryesisë së BIK-ut, Myftiu Tërnava ndau mirënjohje për kryeredaktorin e deri tashëm, dr. Ajni Sinanin.

The post Redaksia e revistës “Dituria islame” mbajti mbledhjen e radhës appeared first on Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit