Në luftë, mashtrimi, është pjesë e strategjisë nga të gjitha palët. Mashtrimi në këtë rast nuk synon vetëm orientimin e gabuar të kundërshtarit, por edhe opinion publik.
Por gënjeshtra sado efektive që të jetë në periudhë afatshkurtër, me kohë ajo kthehet në bumerang, nëse përdoret dendur dhe për një kohë të gjatë në luftërat propagandistike dhe betejat për dominimin e narrativës publike.
Mashtrimi kur zgjatet dhe shtrihet ngado krijon iluzione që besohen edhe nga ata e stisën atë, duke krijuar kështu një botë imagjinare në sytë e njerëzve që teksa fryhet e fryhet vjen një moment që plas duke i lënë të zhgënjyer të gjithë ata që e besonin atë.
Tani këtë të model të kuptuari, nëse e aplikon mbi mjaft ngjarje dhe zhvillime që ndodhin në botë, kupton shumë nga ato gjëra që nuk thuhen dhe ato që mund të ndodhin në të ardhmen. Kjo në fakt tregon se botën nuk e kontrollon dhe nuk e zotëron askush veç Zotit, sepse vetëm Ai e di dhe e sheh realitetin pa gënjeshtra, ndërkohë pushteti absolut njerëzor mbi botën është thjesht një iluzion vetëmashtrues.
{ وَإِذْ يُرِيكُمُوهُمْ إِذِ الْتَقَيْتُمْ فِي أَعْيُنِكُمْ قَلِيلًا وَيُقَلِّلُكُمْ فِي أَعْيُنِهِمْ لِيَقْضِيَ اللَّهُ أَمْرًا كَانَ مَفْعُولًا وَإِلَى اللَّهِ تُرْجَعُ الْأُمُورُ }
“Kur u përballët me armikun, Ai jua shfaqi në sytë tuaj sikur ata ishin pak; por edhe ju ju bëri të dukeshit pak në sytë e tyre, në mënyrë që Allahu ta përmbushte atë që ishte caktuar. Tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.” (el-Enfal: 44)
Hoxhë Dr. Justinian Topulli
