12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Reagime pasi Daçiç flet për krimet seksuale në luftra

Më të lexuarat

Parlamentarja britanike, dakort me kryediplomaten kosovare: “Mali Sloba” s’kërkoi kurrë falje!

Parlamentarja britanike për Daçiqin: “Mali Sloba” nuk kërkoi kurrë falje për krimet seksuale të luftës të regjimit, propaganduesi i të cilit ishte!”

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla, ka kritikuar pjesëmarrjen e homologut serb Ivica Daçiç në Konferencën për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Luftëra, që po mbahet në Londër.

Ajo e përshkroi Daçiçin si një nga “arkitektët kryesorë të gjenocidit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Kosovë”.

 Ajo i pyeti organizatorët se çfarë kuptimi kishte që Daçiç të fliste në një konferencë të tillë.

“Ai ishte krahu i djathtë i Sllobodan Millosheviçit nga viti 1992 deri në vitin 2000”, kujton Gërvalla.

Ndaj këtij informacioni ka reaguar deputetja britanike Alicia Kearns. Ajo tha përmes llogarisë së saj në Tëitter se prania e tij në kongresin e përmendur ishte “e bërë keq” dhe “gabim”.

“Gjatë regjimit të Millosheviçit, më shumë se 25,000 gra muslimane u përdhunuan nga krimet e luftës seksuale të industrializuara në kampet e përdhunimeve. ‘Mali Sloba’, që është pseudonimi i Ivica Daçiçit, asnjëherë nuk kërkoi falje për krimet seksuale të luftës të regjimit të cilit ai ishte propagandues”, tha deputetja Kearns. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit