Ky postim nuk është kritikë, por retorikë përjashtuese dhe paragjykuese. Akuzat për “agjenda” pa prova dhe etiketimi i një grupi të tërë si “nuk jeni dardanë” janë të papranueshme dhe thellësisht përçarëse. Kjo nuk është patriotizëm, por manipulim emocional dhe gjuhë që nxit ndarje.
Përdorimi i kombit dhe figurave historike për të delegjitimuar qytetarë për bindjet apo identitetin e tyre është keqpërdorim i ndjenjës kombëtare. Në vend të bashkimit, kjo qasje prodhon polarizim dhe tension.
Lexo postimin e plotë që ka bërë ne fb:
Nuk e dua fitoren tënde. Ti je me një agjendë të caktuar për ta dëmtuar kombëtaren para syve të botës. Si guxon organizatori të të fusë në lojë ty?
Nuk e dua golin që e shënon ti. Nuk e dua një kombëtare që ngrihet mbi duartrokitjet e atyre që bëjnë këtë marrëzi në stadiume.
Ju që veproni kështu nuk jeni dardanë. Nuk jeni bij të Gjergj Kastrioti. Ju jeni në rrugën e gabuar, duke tradhtuar vlerat dhe historinë tonë.
Në një shtet normal, përgjegjësia do të ishte e menjëhershme. Por ngaqë jeni shumë si ju, shteti është dobësuar dhe bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

