11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Rastësi apo inteligjencë?

Më të lexuarat

Vërtet, kjo gjithësi shfaq një perspektivë të rendit dhe vazhdimësisë. Për shembull, ne mund të vështrojmë rregullsinë e madhe me të cilën trupat qiellorë përcjellin orbitën precize, dhe të mahnitemi me mënyrën në të cilën uji i deteve sillet deri te toka nga retë që i lëvizin erërat, të cilat sipas radhës janë të formuara me avullimin e ujit; pa këtë plotësim, jeta do të ishte e pamundur. Ne po ashtu mahnitemi me modelet migruese të shumë llojeve, përfshirë ngjalat e porsalindura që udhëtojnë me mijëra milje oqeanike që të strehohen në rrymat (rrjedhat) e veta lokale, dhe të bletëve, të cilat përdorin dritën e diellit për navigim në kërkimin e tyre për nektar. Ne mund të mendojmë në atë se pse të gjitha gjërat e gjalla ekzistojnë në çifte, dhe të sodisim mbi optimumin e proceseve që përfshijnë tërë universin. Madje, edhe ndryshimet e jashtëzakonshme minutore do të çrregullonin balancimet në natyrë; fundja, sikur orbita e tokës të kthehej pak në cilëndo anë, uji dhe format rezultuese të jetës s’do të paraqiteshin. Në të vërtetë, në vështrojmë një unitet në ligjet e kozmosit. Përmes spektrumit të shtrirjes jetësore dhe të pajetë, prej grimcave subatomike mikrokozmike deri te zgjerimi makrokozmik i vetë universit, integrimi manifestohet në çdo nivel.

Të menduarit mund të na çojë deri te pyetjet përkatëse: A do të mund të ngrihej një rend përfshirës i tillë thjesht nga rastësia e paqëllimtë? Apo, a do të mund të ishte ndonjë shpikës inteligjent i këtij koleksioni spektakular i formave jetësore dhe të pajetë – një përpilues që ka mundur t’i zhvillojë ato përmes proceseve që tek mbetet të vendosen (zbulohen) plotësisht? Cilat konkludime janë evidente?

A ka mundësi që të gjitha shkronjat në këtë fletë të ndahen vetvetiu rastësisht, që të formojnë këto fjali të strukturuara dhe të kuptimplota? Si atëherë mundet që qenia njerëzore – me vesh, sy dhe mendje – të jetë formuar rastësisht? A është e besueshme që një univers i pafund me miliarda galaksione të panumërta te ketë evoluar rastësisht?A nuk e tejkalon integrimi dhe kompleksiteti i një qelize të vetme atë të një letre të thjeshtë me të shkruar të kuptueshëm në të, lere më universi me tërë atë që përmban? (Posaçërisht pasi universi po ashtu përmban këtë copë letre…!)

Ne e dimë që ne nuk jemi shkaku i vetës sonë, sepse zhvillimi embrional është i organizuar dhe drejtuar në etapa nën ligjet natyrore. Por i drejtuar nga ligjet e kujt? Rastësisë? Apo inteligjencës?

Çka lidhur me shumëllojshmërinë e qenieve të pafundme? A do të mund të ishin këto përgjegjëse për këtë fabrikim kozmologjik? A nuk do të ishte gjendja rezultuese e këtij universi e çrregulluar dhe kaotike për shkak të urdhrave konfliktuozë të këtyre entiteteve të pafundme e të fuqishme, të cilat do të mundoheshin që të ngriheshin në fronin e autoritetit në rivalitet? Vërtet, në një regjim të tillë, do të pritej të shihnim një mospërputhje ne univers në kundërshtim me përputhjen. Në vend të shiut, ne përfytyrimisht do të mund të përjetonim një rrebesh elefantësh nga qielli. (Sigurisht që ombrella nuk do të ishte tmerrësisht e dobishme në një gjithësi të tillë!) Në një skenar të tillë sigurisht se do të parashtrohej pyetja: cila nga krijesat e pafundme është paraqitur e para? Dhe pse? Në anën tjetër, nëse një shumëllojshmëri e tillë e qenieve të pafundme do të ishte në një harmoni të përsosur gjatë tërë kohës, atëherë s’do të kishte nevojë për më shumë se një – e as që ka ndonjë dëshmi.

Nëse reagimi juaj ndaj hipotezës së rastësisë (krijimit të paqëllimtë) dhe shumëllojshmërisë (krijimit nga dy apo më shumë qenieve) është negative, atëherëpërgjigja jonë duhet të shtrihet në mes zeros dhe dyshit. Me fjalë tjera, mund të jetë vetëm një inteligjencë unike drejtuese – unike për shkak të mospasjes së gjysmë-zotave, ndërmjetësuesve, qenieve mistike inkarnuese, apo ndonjë tjetër shoqërues njerëzor ose jonjerëzor. Kjo inteligjencë e pafundme e vetme, atëherë, do të ketë krijuar dhe zhvilluar të gjitha gjërat e gjalla dhe të pajetë, si dhe vetë hapësirën/kohën, dhe prandaj duhet që te jetë e pavarur prej saj.

Nëse ky është konkludimi ynë, atëherë do të thotë se format e panumërta të materies dhe energjisë, si dhe struktura psikologjike e qenies njerëzore duhet t’i jenë nënshtruar ligjeve natyrore të kësaj inteligjence drejtuese të vetme dhe të pavarur.

Krahas kësaj varësie të pavullnetshme psikologjike të qenieve njerëzore ndaj ligjeve të caktuara natyrore, ne jemi të pajisur me mendje e cila ka kapacitet që vullnetarisht të pyes dhe arsyetojë. Personi i arsyeshëm do të ishte tërhequr në mënyrë natyrore deri te konkludimi logjik në ekzistimin e një shpikësi unik, dhe si pasojë një qëllimi kuptimplotë të kësaj ekzistence. Personi i tillë do të jetonte me këtë njohje, në paqe me veten e tij apo saj dhe me pjesën tjetër të natyrës.

Vërtet, njerëzit e arsyeshëm jetojnë dhe kanë jetuar përgjatë epokave në të gjitha pjesët e botës. Ata mund të gjenden duke jetuar në mesin e xhunglave të bollshme apo në qytetet tona të mëdha, të populluara dendur dhe të mbushura. Ajo që do t’i dallonte individët e tillë, do të ishte angazhimi i arsyes si fundament i jetës. Nëse njerëzve të tillë do t’u jepej një emër i cili gjuhësisht tregon ‘nënshtrimin e vullnetshëm paqësor’ ndaj kësaj inteligjence unike, dhe e cila përfshin të gjitha këto atribute, një term i përshtatshëm në një gjuhë do të ishte fjala Musliman.

ANALYS
Universiteti i Torontos

/mburoja.net/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit