10.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Raporti tronditës, çdo 9 minuta vritet një person në Brazil

Më të lexuarat

Shkalla e lartë e kriminalitetit në vendin amerikanolatin, evidenton faktin se si shoqëria ka arritur në një rrezik të vërtetë të një lufte civile të heshtur

BrazzilSipas të dhënave të fundit të Institutit Brazilian të Sigurisë, ka më shumë njerëz që vdesin çdo ditë në Brazil në krahasim me atë që ndodh në konfliktin sirian. Efektivisht, çdo 9 minuta, një brazilian vritet, pa llogaritur pa dyshim mesataren shumë të lartë të 125 grave të përdhunuara çdo ditë (më shumë se 45 mijë në vit) dhe shkallën e pabesueshme të rritjes së vdekjeve të forcave të rendit jashtë orarit të shërbimit (3 herë më i lartë në krahasim me shërbimin e rregullt, për një mesatare që shkon në total 500 vrasje në vit).

Të flasësh për një alarm kriminaliteti, është tashmë një eufemizëm, pra, do të ishte më mirë të flitej për një luftë të vërtetë civile të heshtur, që është duke shpërthyer prej kohësh në vendin amerikanolatin. Nëse këto të dhëna krahasohen me ato të luftës civile siriane, del se në të njëjtën periudhë të kohës – nga marsi 2011 deri në fund të 2015-ës – në Brazil, janë vrarë thuajse 280 mijë persona përkundrejt 256 mijë të vdekur në Siri.

Krahasimi mes dy skenarëve është qartësisht absurd, por shërben për t’i dhënë një ide shkallës së pafrenueshme të kriminalitetit që ka përfshirë shtetin me mbi 200 milionë banorë.

Shifrat tregojnë nga njëra anë kurbën e pafrenueshme drejt rritjes së kriminalitetit, ku ka mbërritur shoqëria braziliane dhe nga ana tjetër, mungesën e plotë të një sistemi strategjik të sigurisë publike. Edhe pse në të vërtetë, një plan për të siguruar një kontroll më të madh tashmë është bërë, por ajo ende nuk është e mjaftueshme.

Problemi qëndron në faktin se në shumë situata, kufiri mes forcave të rendit dhe kriminalitetit përkon: kemi parë që tashmë në 10 vitet e fundit numërohen më shumë se 8000 viktima të ekzekutuara nga policia e Rio de Zhanejros, pa llogaritur hetimin-tronditës mbi fëmijët e rrugës të vrarë nga forcat e rendit për “të pastruar” qytetin para nisjes së Olimpiadës së kësaj vere.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit