9.4 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Ambasadorja e SHBA-ve në KB zbulon emrat e përgjegjësve për krimet në Siri

Më të lexuarat

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, ka dhënë emrat e 13 personave dhe ka bërë përgjegjës komandantët sirianë për sulmet e ndërmarra ndaj vendbanimeve, ndërtesave ku jetojnë civilët dhe qyteteve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Power në një fjalim në Këshillin e Sigurisë për sulmet vdekjeprurëse që vazhdojnë në të gjithë Sirinë dhe torturat në burgje ka bërë përgjegjës komandantët sirianë, konkretisht gjeneral majorin Adib Salameh, gjeneral brigade Adnan Abud Hilveh, gjeneral majorin Xhevdet Salbi Mavas, nënkolonelin Suhejl Hasan dhe gjeneral majorin Tahir Hamid Halil.

Ndërsa për “urinë, bombardimet dhe rrethimin” në Halep duke bërë përgjegjës regjimin e Bashar al Asadit dhe aleatin e tij, Rusinë, Power tha se “Rusia dhe regjimi i Asadit në të gjithë Sirinë po kryejnë një ofensivë e cila përfshin rrethimet, pengesat për dërgimin e ndihmave humanitare, bombardime të vazhdueshme ndaj vendeve me civilë dhe përdorim me bomba fuçi”.

Pasi ka dhënë edhe emrat e degës së kërkimeve inteligjente të forcave ajrore në aeroportin ushtarak Mezzeh, spitaleve ushtarake Tishreen dhe Harasta, Power ka theksuar se SHBA-ja është në dijeni edhe se ku kryhen torturat në Siri. Ajo pasi ka publikuar emrat major gjeneral Xhemil Hasan, gjeneral brigade Abdulselam Fajr Mahmud, gjeneral brigade İbrahim Ma’la, nënkolonel Kusay Mihub, gjeneral brigade Salih Hamad, gjeneral brigade Shefik Masa, gjeneral major Refik Shihadeh dhe Hafız Makluf që kryejnë detyrën në këto vende, është shprehur se “SHBA do të vazhdojë përpjekjet që të bëjë përgjegjës këto persona për akuzat për krimet e urrejtjes që kanë kryer.”

“Aktualisht këto persona me erën prapa tyre e ndjejnë veten se janë të paprekshëm”, është shprehur Power, duke rikujtuar se edhe Slobodan Milloseviç dhe ish-presidenti i Liberisë Charles Taylor të cilët e kujtonin veten e tyre të paprekshëm janë përgjigjur para Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

“Po pyes sot, sulmet e kryera nga Rusia dhe regjimi i Asadit a do të dënohen ndonjë ditë? Zgjidhni një prej spitaleve apo shkollave që regjimi i Asadit ka shkatërruar. A do të dënojë ndonjëherë Rusia në këtë këshill sulmet e aleatit të saj Bashar al Asadit? Në më shumë se pesë vjet ne po marrim pjesë në seanca si këto. Por Rusia nuk ka bërë as edhe një kritikë të vetme në lidhje me gjakderdhjen e shkaktuar nga regjimi që është aleati i saj”, ka shtuar Power.

Ndër të tjera Power ka theksuar se komuniteti ndërkombëtar ka mbetur spektator në masakrat e kryera në Siri dhe se “një ditë do të jenë përgjegjës të gjithë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit