Raport palestinez: Rritje e shkeljeve ndaj vendeve të shenjta islame gjatë vitit 2025

Më të lexuarat

Një raport vjetor i Ministrisë palestineze të Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare ka hedhur dritë mbi përshkallëzimin e shkeljeve ndaj vendeve të shenjta islame në territoret palestineze gjatë vitit 2025, duke dokumentuar dhjetëra e qindra incidente që prekin drejtpërdrejt lirinë e besimit dhe statusin historik e fetar të këtyre objekteve.

Sipas raportit, i publikuar të dielën më 11 janar, kolonët izraelitë kanë bastisur xhaminë Al-Aksa në qytetin e Jerusalemit plot 280 herë gjatë vitit 2025. Këto ndërhyrje, të cilat zhvillohen nën mbrojtjen e forcave izraelite të sigurisë, përbëjnë një shkelje të rëndë të status quo-së historike të njërit prej vendeve më të shenjta për myslimanët.

Raporti thekson gjithashtu se autoritetet izraelite të pushtimit kanë ndaluar ngritjen e ezanit në xhaminë Ibrahimi në Hebron 769 herë gjatë të njëjtit vit, një veprim që, sipas autoriteteve palestineze, synon kufizimin sistematik të praktikimit të lirë të riteve fetare dhe ndryshimin gradual të karakterit islam të këtij objekti të shenjtë.

Ministria palestineze e Vakëfeve i cilëson këto veprime si pjesë të një politike të vazhdueshme presioni dhe kontrolli ndaj vendeve të shenjta islame, duke paralajmëruar për pasoja serioze në stabilitetin fetar dhe shoqëror të rajonit. Në raport kërkohet ndërhyrje ndërkombëtare për të garantuar mbrojtjen e vendeve të shenjta dhe respektimin e së drejtës për ushtrimin e lirë të besimit, në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat përkatëse të OKB-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit