20.6 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Ramadan Muja pro ndërtimit të xhamisë në kalanë e Prizrenit

Më të lexuarat

Kryetari i Komunës së Prizrenit profesor doktor Ramadan Muja, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Iniciativës qytetare për rindërtimin e Xhamisë, në Kalanë e Prizrenit. Pas takimit kryetari Muja tha se në takim është biseduar për iniciativën për rindërtimin e Xhamisë në Kalanë e Prizrenit.

“Ishte kënaqësi e veçantë, zhvilluam një bisede shumë konstruktive me pjesëtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame në krye me kryetarin Besim Berisha dhe të tjerët, dhe përfaqësuesit e Organizatave Joqeveritare, me përfaqësuesit e Iniciativës qytetare” tha kryetari Muja, duke njoftuar se fokusi i diskutimit ka qenë rreth ruajtjes së trashëgimisë kulturore me theks të veçantë tha kryetari ai “ruajtjen e monumentit më reprezentativ të kulturës së lashtë shqiptare, Kalasë, e cila qëndron edhe sot e kësaj dite krenare mbi qytetin e Prizrenit me gjithë strukturën e brendshme të saj”.

“Për fat të mirë duke iu falënderuar ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë investuar 700 mijë dollarë, për rivitalizimin e Kalasë së Prizrenit, por natyrisht se kanë mbetur edhe shumë punë pa u bërë, sidomos pjesa jugore e Kalasë për fat të keq është e paprekur dhe do dorën e investimeve por në brendi ka edhe monumente të tjera, pjesë përbërëse të Kalasë” tha kryetari Muja.

Ai duke u ndalur në bisedën që u zhvillua në takim me përfaqësuesit e Inisciativës qytetare për ndërtimin e Xhamisë në Kala tha se xhamia ka ekzistuar aty.

“Janë fotografitë në libra të botuara dhe janë për fat të mirë edhe themelet e xhamisë, mbi sipërfaqe të tokës rreth 1 metër dhe shihen pjesët e enterierit. Rindërtimi i Xhamisë në Kala do të kate përkrahjen tonë. Përkrahja jonë është evidente dhe prezentë. Ne si qytetarë dhe si institucione nuk mund të lejojnë të përgjysmohen monumentet, të jenë prezentë disa pjesë e pjesët tjera të injorohen. Jemi për ndërtimin e Xhamisë në Kalanë e Prizrenit sepse ka ekzistuar, dhe është pjesë e e kulturës së këtij nën qielli prandaj ajo duhet të rindërtohet dhe ta kompletojë këtë monument ekskluziv kulturor historik”, u shpreh kryetari Muja në përkrahje të rindërtimit të Xhamisë në Kalanë e Prizrenit.

Ilir Gashi, nga Iniciativa qytetare për rindërtimin e Xhamisë në Kalanë e Prizrenit, tha se “është një kënaqësi e veçantë që gjithë aktivitet që është zhvilluar në muajin e kaluar ka kulmuar me mbështetjen e fuqishme të kryetarit të Komunës dhe zyrtarëve të tjerë komunal të tjerë që ishin prezent në takim. “Është kënaqësi e vërtet që është arrit në një konsensus i plotë. Qytetarët dëshirojnë që kalaja të rindërtohet” tha Gashi./newskosova.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit