22.5 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Rama në SHBA, merr pjesë në samitin e OKB-së

Më të lexuarat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në samitin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku vendi përfaqësohet si anëtare e përkohshme.

Në vizitën katër ditore, është parashikuar dhe një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken në Washington.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 qershorit 2021, ku u nënshkrua dhe marrëveshja për rrjetin 5G.

Përveç Këshillit të Sigurimit dhe takimit me sekretarin e shtetit, kreu i qeverisë shqiptare, do të zhvillojë takime dhe me zyrtarë të tjerë për të diskutuar mbi bashkëpunimin e mundshëm ushtarak dhe arsimor mes dy vendeve. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit