“Rama kriminalizoi myslimanët shqiptarë në Berlin me gjuhë islamofobe. Pse nuk reagon KMSH?

Më të lexuarat

Një grup besimtarësh myslimanë kanë dënuar me anë të një deklarate gjuhën e kryeministrit Rama në Berlin duke e quajtur islamofobe. Në një komunikim me Politiko, një zëdhënës i grupit ka kërkuar botimin e kësaj deklarate ku myslimanët shqiptarë etiketohen si bartës të rrezikut islamik. “Portretizimi i tyre me këtë negativitet e përshkallëzon etiketimin e bërë nga disa elita kulturore të vendit se myslimanët shqiptarë dhe feja e tyre janë një pengesë për integrimin europian të Shqipërisë.”.

Deklarata pohon se vjen si reagim i një qëndrimi të Kryeministrit në Gjermani sipas të cilit Rusia do të përdorë myslimanët shqiptarë duke i radikalizuar në rast mosintegrimi të vendit në BE.

Deklarata mbyllet duke i bërë thirrje edhe Kominitetit Mysliman që të reagojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit