15.3 C
Pristina
Sunday, May 12, 2024

“Hijabi Ninxha” dhe shkencëtare: Kjo është Naziyah Mahmood (Video)

Më të lexuarat

Mund të keni dëgjuar për njerëz me shumë prirje dhe profesione, por një rast si ky rrallëherë mund ta dëgjoni.

Naziyah Mahmood ende nuk i ka mbushur 30 vjet, por numëron dhjetëra profesione që i ka ushtruar. Ajo ka studiuar astrofizikë, inxhinieri aeronautike, është duke specializuar në arte marciale, shërben si Ambasadore e STEM (shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës), është shfaqur si folëse në dhjetëra fjalime, ka punuar për agjenci të modës si modele për veshjet e grave muslimane, dhe ka punuar si aktore në disa miniseriale.

Të gjitha këto duken shumë, por a mund ta paramendoni se Naziyah është pjesërisht e vërbër?

Naziyah përvec të tjerash ka pasur një jetë me plot turbulenca, për shkak se iu është dashur të kaloj nga një familje adoptuese te tjetra. Tani, ajo është në një familje kineze, për të cilën shprehet mirënjohëse.

Muslimanja e lindur në Skotlandë na jep një mësim të vecantë: Vetëm të ndalosh nuk bën!

https://www.facebook.com/Vocativ/videos/1962464760432416/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit