Pyete fëmijën tënd .. ! – Edukimi përmes pyetjeve

Më të lexuarat

(Pyete fëmijën tënd .. !)

Ne shpesh i kushtojmë shumë vëmendje pyetjeve që fëmija na drejton, dhe kërkojmë përgjigje e dalje që të na shpëtojnë nga paraqitja para tij si të paditur, që nuk di…

Por shumë nëna e baballarë u shpëton diçka tepër e rëndësishme: si të vënë në lëvizje mendjen e fëmijës dhe të mbjellin në të vlera e kuptime të larta përmes dialogut me të, duke i drejtuar pyetje… jo vetëm duke marrë pyetje prej tij!

Shumë prej nesh kujtojnë kur ishim fëmijë… pyetjet e shtëpisë që na bëheshin me një mënyrë të mërzitshme e të përsëritur:
• Çfarë bëre në shkollë?
• A e hëngre sanduiçin në pushim?
• Sa detyra ke sot?

Këto pyetje nuk krijonin mendim, as nuk ushtronin mbi aftësi të rëndësishme mendore ose sjellje të lavdërueshme…

Një nga edukatorët u përpoq të gjente një zgjidhje për këtë problem dhe paraqiti këtë model ndihmues për të hapur dialogun me fëmijët tuaj:

(Pyetje që mund t’i bëni fëmijëve tuaj kur kthehen nga shkolla në vend të: “Si ishte dita jote?”)

📍Çfarë ishte ajo që të bëri të buzëqeshje sot?

📍A mund të më japësh një shembull tolerance që pe / që tregove?

📍Me kë e hëngre drekën?

📍Cila është gjëja që bëre sot dhe ishte krijuese?

📍A mungoi dikush sot?

📍Më trego diçka që mësove sot dhe nuk e dije më parë?

📍Cila ishte gjëja më e vështirë që u përballe sot?

📍Nëse do të kishe mundësi të ndryshoje një gjë nga dita jote, cila do të ishte?

📍Çfarë e bëri mësuesin të buzëqeshë? Çfarë e bëri të mrrollet?

📍Nëse do të mund të ndërrroje vendin tënd me këdo nga klasa, kush do të ishte? Dhe pse?

📍Cila është gjëja më e bukur që bëre sot?

📍A u solle sot ashtu siç dëshiron të jesh?

Bëju pyetje fëmijëve tuaj dhe bisedoni me ta… që të mbillni në ta vlerat e mira dhe aftësitë e të menduarit.

Vënia e pyetjeve të përshtatshme për fëmijën është një nga mjetet më të rëndësishme të edukimit të dobishëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit