9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Putin mbështet kandidaturën Al-Sisi në Egjipt

Më të lexuarat

Në Kajro nuk është njoftuar ende zyrtarisht mbi kandidaturen e gjeneralit Abdul Fatah Al-Sisi, për President të Egjiptit, por gjatë takimit mes tyre në Moskë, presidenti rus, Vladimir Putin i shprehu mbështetjen e tij personale.

“Jam informuar Zotri Minister i Mbrojtjes se ju keni vendosur të kandidoni për President të Egjiptit. Nga unë personalisht dhe populli rus, iu uroj sukses”, deklaroi Putin.

Shefi i Ushtrisë Egjiptiane, Al-Sisi ndodhet në kryeqytetin rus, për të negociuar mbi marreveshjen e armeve në vlerën e 2 miliardë dollareve, pasi Shtetet e Bashkuara pezulluan ndihmen ushtarake, veprim që pasoi largimin e Mohamed Mursit nga pushteti.

“Vizita jonë ofron një fillim të ri për zhvillimin e ushtrise dhe bashkëpunimin teknologjik mes Egjiptit dhe Rusisë. Ne shpresojmë ta përshpejtojmë bashkëpunimin”, tha Al-Sisi.

Megjithese nuk janë dhene detaje mbi bisedimet, media ruse ka përmendur interesin e egjiptianeve për mblerjen e raketave mbrojtese, avioneve MIG 29, helikoptereve dhe armeve te tjera.

Dy javë më parë, Këshilli i Larte i Forcave të Armatosura në Egjipt i dha mbështetjen publike Al-Sisit, nëse ai do të vendoste të kandidonte për postin e presidentit.

Megjithate, javën e kaluar ushtria cilesoi te pavertete shkrimin e nje gazete kuvajtjane, ku shkruhej se ai do te kandidonte per President.

Ish-shefi i Sherbimeve Sekrete Ushtarake, 59-vjeçari Al-Sisi u caktua në krye të forcave të armatosura dhe minister i Mbrojtjes nga presidenti Mohamed Mursi, në Gusht të vitit 2012.

Pas protestave që kërkuan doreheqjen e Mursit, gjenerali beri nje ultimatum; Mursi duhet te kenaqte kërkesat publike ose perndryshe ushtria do te nderhynte. Kur Mursi e refuzoi kete, Al-Sisi pezulloi Kushtetuten dhe kerkoi formimin e nje qeveri te perkohshme.

Prej kesaj kohe mbi 1000 persona kane humbur jeten ne Egjipt dhe mijera anetare te “Vllazerise Myslimane jane burgosur, nga autoritetet qe e cilesojne ne menyre te padrejte “nje grup terrorist”. / tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit