12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

PUSHTETARI

Më të lexuarat

Çfarë duhet të dijë një pushtetar?
– Të dijë se pushteti nuk është i përhershëm. Allahu thotë në Kuran: {Ato ditë(fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve, ..}
– Që pushtetari dhe parija mund të jenë shkak i shkatërrimit të gjithë popullit. Allahu thotë: {Kur vendosim të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), Ne i urdhërojmë (për mirë) pasanikët (parinë) e tyre, e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.}
– Që pushtetari dhe paria mund të jenë shkak për devijimin fetar të popullit, qoftë edhe me qëllimin e mirë.
Allahu thotë: {Ata që kishin në dorë punët, thanë: Ne do të ndërtojmë një faltore mbi ta(varret e tyre)}.
– Që pushtetari nuk e merr pushtetin me vete.
Në hadith profetik thuhet: “Tre gjëra e ndjekin njeriun kur vdes: familja, pasuria dhe vepra(besimi) e tij. Dy kthehen dhe njëra mbetet. Kthehet familja dhe pasuria e tij, e mbetet vepra e tij.”.

Nga Hoxhë Altin Plumbi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit