19.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Publikohen fotografitë e minave të vendosura nga ushtria e Mianmarit në kufirin me Bangladeshin

Më të lexuarat

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (Amnesty International) publikoi fotografitë e minave të vendosura nga ushtria e Minamarit në kufirin me Bangladeshin.

Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (Amnesty International) publikoi fotografitë e minave të vendosura nga ushtria e Minamarit në kufirin me Bangladeshin.

Organizata publikoi materiale që mbajnë cilësinë e provave që ushtria e Mianmarit dhe nacionalistët budistë vazhdojnë operacionet në Arakan dhe që në rajonin kufitar me Bangladeshin kanë vendosur mina në mënyrë që të pengojnë rohingjanët (myslimanët e Arakanit) për tu kthyer në shtëpitë e tyre.

‘Amnesty International’ publikoi disa fotografi të minave të gjetura nga fshatarët, që i kanë nxjerrë në shesh duke gërmuar përreth tyre.

Specialistët ushtarakë që studiuan fotografitë, bëjnë të ditur se minat janë të tipit PMN-1 anti-personel, për të cilat ka ndalesë përdorimi ndërkombëtare.

Përtej kufirit të Bangladeshit, minat e vendosura në linjën kufitare në afërsi të kampit të përkohshëm të refugjatëve të ngritur për myslimanët e Arakanit, që arratisen nga operacionet e ushtrisë së Mianmarit, janë vendosur për të penguar civilët që kërkojnë të kthehen në fshatrat e tyre për të siguruar nevojat jetësore.

Si pasojë e shpërthimit të këtyre minave në rajon, 1 person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë metën të plagosur.

Tërhiqet vëmendja se Australia, Rusia dhe Izraeli kanë siguruar mbështetje për trajnim dhe pajisje ushtarake për ushtrinë e Mianmarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit