19.7 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Erdoan: Vendet islame duhet të bashkëpunojnë, energjia nuk duhet harxhuar me kriza

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se shtetet islame duhet të përpiqen së bashku për Arakanin.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se shtetet islame duhet të përpiqen së bashku për Arakanin.

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në hapjen e Samitit të Shkencës dhe Teknologjisë së Organizatës së Bashkëpunimit Islam që zhvillohet në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Në lidhje me masakrat ndaj myslimanëve të Arakanit, Erdoan tha: “Për të tejkaluar krizën humanitare në rajon kërkojmë të punojmë së bashku me qeveritë e Mianmarit dhe Bangladeshit”.

“Ne i përcollëm autoriteteve të Bangladeshit pritshmëritë tona dhe propozimin për ndihmë në mënyrë, që myslimanët e strehuar në këto toka (Bangladesh) për tu shpëtuar masakrave, tu sigurohen lehtësimet e nevojshme. Organizatat ndërkombëtare dhe aq më tepër ne si vende islame duhet të përpiqemi së bashku me të gjitha mundësitë tona që ky zullum të marrë fund” tha Erdoan.

Ai u ndal edhe tek shkeljet e Izraelit në Jerusalem dhe Haremi Sherif.

“Nuk mund të lejojmë kurrë që të shkelet e kibla jonë e parë, Jerusalemi dhe e shenjta jonë Haremi Sherif. Për të penguar mosrespektimin dhe provokimet ndaj Mesxhidi Aksasë (Xhamia Al Aksa) duhet të vejmë në shesh një qëndrim më të vendosur” u shpreh kreu i shtetit turk.

Ai u shpreh edhe në lidhje me krizën e Gjirit Persik dhe bëri të ditur se si kryesues i radhës i Organizatës së Bashkëpunimit Islam dëshiron që të gjejnë një zgjidhje sa më parë për krizën që përjetohet në rajonin e Gjirit dhe shtoi se do të vazhdojnë të mbështesin punimet për ndërmjetës të Kuvajtit.

Ai u shpreh se po kalohet nga një periudhë ku myslimanët në çdo vend të botës përballen me vështirësi (shqetësime).

“Vendet islame në këtë periudhë nuk kanë nevojë për ndarje dhe tensione por për bashkim dhe unitet. Nuk mund ta harxhojmë energjinë tonë me këto lloj krizash” tha Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit